Skeleti i përkiste një burri që vdiq mes viteve 1450 dhe 1620

Një protezë 500-vjeçare e dorës u gjet në Gjermaninë Jugore gjatë gërmimeve në periudhën e  verës. Një skelet mesjetar me protezë hekuri u gjend në qytetin bavarez të Freising pranë Mynihut.

Arkeologët përdorën datim karboni për të treguar që skeleti i përkiste një burri midis moshës 30 dhe 50 vjeç, i cili u nda nga jeta diku midis viteve 1450 dhe 1620.

Arkeologia Amira Adaileh e konsideron gjetjen tepër të rëndësishme, duke thënë se vetëm rreth 50 proteza krahu apo duarsh nga kjo periudhë kohore janë gjetur deri më tani në Evropën Qendrore.

Proteza ishte vendosur për një dorë të majtë që i mungonte një pjesë e gishtit, arsyeja ishte një amputim i mundshëm. Identiteti i burrit, i cili është varrosur në një varr masiv, dhe se si humbi dorën nuk është i qartë. Shumë njerëz gjatë atyre periudhave humbën gjymtyrët në luftëra dhe konflikte të ndryshme të vazhdueshme.

Klan News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here