Shalqini është fruti i preferuar i shumë njerëzve gjatë stinës së nxehtë të verës. Një frut i lëngshëm dhe plot vlera ushqyese shalqini gjen perdorime të ndryshme si frut veror. Me lëngun e tij mund të bëni koktejle apo lëngje të ndryshme, mirëpo ajo që gjthmonë duket e pavlerë është lëkura e tij.
Por në fakt lëkura e shalqinit është më e shëndetshme edhe se vetë ai. Pjesa e bardhë e lëkurës është mbushur me shumë lëndë ushqyese të shëndetshme dhe padyshim është diçka që duhet ta shtoni në dietën tuaj të përditshme.
Natyrisht, të gjithë e dimë se është pa shije, por lëkura përmban vitamina A, B6, C, si dhe minerale, përfshirë kaliumin, zinkun dhe madje edhe magnezin. Është një burim i shkëlqyer i likopenit, i cili është një antioksidant i mahnitshëm.