MBROJTJA KUSHTETUESE E PAKICAVE GJUHËSORE HISTORIKE

Sot në Senatin e Republikës Italiane, në sallën “Zuccari”, zhvillohet një veprimtari e një rëndësie të veçantë; një diskutim mbi gjuhën arbëreshe si një pasuri e cila nuk duhet humbur.

Ky aktivitet përbën një hap me interes, në sjelljen në vëmendje në nivel kushtetues të pakicës gjuhësore arbëreshe me pjesëmarrjen e zvpresidentit të këtij Senati, Maurizio Gasparri, Peshkopit të Eparkisë së Lungros, imzot Donato Oliverio, Ernesto Madeo, Komisar i Fondacionit Rajonal të Institutit të Kulturës Arbëreshe dhe njëkohësisht kryetar i Bashkisë së Shën Mitrit, si dhe të tjerë personalitete.

Me një ftesë të posaçme në këtë veprimtari eshte e pranishme edhe Drejtoresha e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), prof. Diana Kastrati.

Një ditë e plotë do i dedikohet veprimtarisë studimore mbi arsimin dhe komunikimin për mbrojtjen kushtetuese të pakicave gjuhësore historike arbëreshe në Itali.

Arbëreshët në Kalabri janë rreth 58.400 banorë, në 35 komuna: 27 në provincën e Kozencës, 5 në provinca e Catanzaro, 3 në provincën e Crotone.

Komunitetet arbëreshe të pranishme në shumë bashki, për shkak të rëndësisë së tyre numerike, por mbi të gjitha për rëndësinë e tyre historiko-kulturore, e bëjnë Kalabrinë rajonin italian më përfaqësues të minoritetit arbëresh.

Përfaqësuesit e këtij komuniteti dhe Komiteti Shkencor i ngritur prej tyre, do të kërkojnë nga Shteti Italian, një rrugë të kujdesshme dhe të saktë marketingu kulturor dhe social, në mënyrë që kujtesa arbëreshe të mbetet e gjallë në ato 50 komuna italiane që përfaqësojnë ishuj të vërtetë identiteti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here