Inteligjenca artificiale do të zgjidhë problemet kardiake, duke dhënë diagnozë dhe trajtim të personalizuar për çdo pacient. Problemet kardiake nuk janë të gjitha njësoj, dhe janë një sërë faktorësh që ndikojnë në një problem shëndetësor.

Pikërisht AI nëpërmjet algoritmeve arrin të krijojë një inkuadrim të hollësishëm të çdo pacienti, dhe pasi identifikon problemin specifik, jep udhëzimet edhe për trajtimet e duhura.

Konkluzioni mbërrin pas një punë kërkimore të Universitetit College i Londrës, që ka marrë në shqyrtim informacionet përkatëse të 300 mijë personave, të cilët kanë qënë nën monitorim 30 vite.

Të dhënat janë marrë në shqyrtim nga programi inteligjencës artificiale, që ka nxjerrë në pah me hollësi të jashtëzakonshme diagnostikimet dhe të gjitha shkaqet që çojnë në një infarkt.

Madje ka arritur të vërejë edhe personat që mund të ishin te prirur të kishin probleme me zemrën në bazë të të gjitha informacioneve shëndetësore paraprake të regjistruara.

Studiuesit shprehen se kjo punë kërkimore konsiderohet mjaft e rëndësishme, pasi i hap rrugë perspektivave të reja për kurimin dhe trajtimin e semundjeve në të ardhmen.

Klan News

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here