Shkruan Hajzer Istrefi
- 120 vite më parë bashkëluftëtarët e Isa Boletinit kryngritësit e Mitrovicës me betejën e përgjakshme ku u vranë 300 luftëtarë shaljanë iu kundërvën ndikimit të politikës Rus në Kosovë. Isa Boletini atëherë ishte përbetuar se nuk do të lejonte vendosjen e konsullit Rus në Mitrovicë. Tek tash Europa dhe bota e kuptoi se duhet luftuar Rusinë që të mos shtrij ndikimin e saj në Europë, në veçanti në Ballkan.
- Në këtë 120 vjetor të kryengritsjes shqiptare në Mitrovicë kundër vendosjes së ndikimit Rus në Kosovë do duhej të shënohej kjo ngjarje me vendosjen e ndonjë lapidari, apo pllake përkujtimore në vendndodhjen e betejës së përgjakshme aty diku para Fabrikës së akumulatorëve. Nëse kjo nuk do bëhej nga institucione e larta qeveritare e kanë për obligim ta ngritin ato të qeverisë komunale të Mitrovicës.
Para 120 vitesh, në vitin 1903, lajmi për hapjen e konzullatës Ruse në Mitrovicë shkaktoi revoltën e kryengritësve shqiptarë të udhëhequra nga patrioti Isa Boletini. Në dosjet e Portës së Lartë që edhe sot gjenden në arkivin e Kryemisntrisë së Turqisë në Stamboll mësohet se Isa Boletini ishte kundështar i përbetuar i hapjes së konzulatës Ruse. Porta e lartë kishte marrë një varg masash për të penguar Isa Boletinin në këmbëmguljen e tij kundër konzullatës për shkak të obligimit që kishte marrë nga Rusia e Franca. Rusia donte të dërgonte konzullin për t’i mbrojtë interesat e saja politike, por edhe të Serbisë dhe në tërë rajonin e Ballkanit.
Për qëllimet dhe interesat ekspansionite të Rusisë dhe Serbisë ishte alarmau popullata shqiptare edhe në qendrat tjera në Kosovë e Shqipëri se Rusia përmes konzujve do të përhapte ndikimin e saj në Ballkan.
Në asnjë vend në territoret shqiptare nuk ishte kundërshtuar vendosja e konzujve rus përpos në Mitrovicë.
Përkundër trysnisë që i bënte Porta e Lartë Isa Boletini ishte përbetuar se sa të jetë gjallë nuk do të lejonte vendosjen e konzullit Rus në Mitrovicë. Kështu kishte shkruar edhr një gazetë vieneze “Neue Frreie Presse” më 12 shtator 1912 Isa Boletini ishte i vendosut dhe kishte tubuar kryengritësit shqiptarë kur kishte thënë se me duart e tij do ta vras konzullin Moskof në qoftë se përpiqet të shkel Mitrovicën. Kështu kishte shkruar edhe gazeta e Budapestit “Pester Lloyd” se Isa Boletini thirr tellallin që të alarmonte rrugës se kushdo që do të pranojë konsullin rus në shtëpinë e tij do të vritet dhe do t’i digjej shtëpia.
Isa Boletinit i bëhej trysni nga autoritet turke që të mos pengonte vendosjen e konzullatës Ruse. Kështu porta e lartë e kishte dërguar Nuri Pashën nga Shkupi që t’i lutej Isa Boletinit të mos i nxirrte punë dhe telashe Stambollit se do ta zemronte Rusinë. Nën trysninë e madhe që bënte Rusia dhe Franca, qeveria turke kishte dhënë garancion që të hapte këtë konzullatë, por që kjo kundërshtohej nga Isa Boletini.
Porta e lartë nën trysnin që bënte Rusia dhe Franca pas bisedimeve kërkohej që Isa Boletini për një kohëtë kalonte në Stamboll. Pas bisedave me Shemsi Pashën pasi kishte marrë garancitë për mos vendosjen e konsullut Rus në Mitrovicë dhe në trysnin e miqëve dhe të besuarëve të Isa Boletinit se më lehtë do t’i ndreqte punët në Stamboll me Sulltanin se sa këtu, vendosi të shkojë pasi ishte besatuar me shokët e vetë se nëse vie konsulli rus në Mitrovicë të mos e lenin aty duke thënë:
” Mos m’i leni fjalët peng dhe sa për mue mos kini gajle hiq.”
Kur Isa niset për Stamboll i merr me vete tre djemt e tij dhe shokët Halit Ahmet Suhogërlla, Bislim Selim Radisheva dhe Ahmet Leskofcin. Ditën e nisjes martinën e tij ia lë amanet Tahir Selacit duke qenë i bindur se nuk do ta korisë, por do ta nderojë atë.
Për kundër marrëveshjes me autoritetet e qeverisë turke për mos vendosjen e konzullit Rus në Mitrovicë konsulli vendoset në Mitrovicë derisa Isa ishte në Konstatindinopoj (Stamboll) u bë kjo tradhti dhe prerje në besë nga Perandoria Osmane.
Me të dëgjuar që konzulli Rus kishte mbërri në Mitrovicë bashkëluftarët e Isa Boletinit nuk e kishin harruar besën e dhënë dhe fjalët që ua kishte lënë amanet Isa Boletini organizohen dhe të prirë nga Shaban Gavaz Bajgora, Jashar Boletini, Bejtë Selaci, Behë Mihaliqi, Sejdi Saku, Tahir Selaci etj organizojnë kryengritjen kundër vendosjes së konzullit Rus për t’u tubuar mijëra shaljanë që erdhën kah Reka e Zasella dhe të tjerët nga Vushtrria, ku kishte edhe llapjan, kurse nga Drenica e Peja kishin mbërri deri në fshatin Lushtë, Konsiderohet se rreth 6 mijë kryengritës që nisen për të pushtuar kazermën turke në kodrinën Bair, sapo përpiqen të kalojnë lumin Silnicë artileria turke filluan të derdhnin gjyle topash mbi kryengritësit. Derisa zhvillohej betejë e përgjakshme, konsulli rus që ishte ekspert artilerie kur pa këtë rezistencë të shaljanëve ishte tmerruar i tëri dhe kishte marrë komandën e ushtrisë turke për të bërë masakër mbi kryengritësit shqiptarë.
Duke parë këtë masakër që po bënte artileria turke mbi kryengritësit shqiptarë, një burrë me gjak shqiptari që shërbente në ushrinë turke trim i paepur Ibrahim Halit Popoci nga rrethina e Gjilanit zbraz mauzerrën në konzullin Rus Grigorie Stepanoviq Shqerbin, i cili vdes nga plagët vdekjeprurëse, gjersa Ibrahimin e plagosin ushtarët turq i cili kishte vdekur më pas në burgun ushtarak në Shkup.
Në këtë luftë të përgjakshme përreth lumit Silnicë (tash lokaliteti i Fabrikës së akumulatorëve) e ishin vrarë mëse 300 shaljanë që kishin bërë rezistencë të armatosur kundër vendosjes së konzullit Rus. Ndërsa konsulli rus para se të vdiste do të thoshte se “ishte viktima e parë në historinë e re serbe për çlirimin e Serbisë së vjetër.”
Në këtë 120 vjetor të kryengritsjes shqiptare në Mitrovicë kundër vendosjes së ndikimit rus në Kosovë do duhej të shënohej kjo ngjarje me vendosjen e ndonjë lapidari, apo pllake përkujtimore në vendndodhjen e betejës së përgjakshme aty diku para Fabrikës së akumulatorëve. Nëse kjo nuk do bëhej nga institucione e larta qeveritare e kanë për obligim ato të qeverisjes komunale të Mitrovicës.