Ndonjëherë, ne jemi mësuar aq shumë me objektet që na rrethojnë, saqë disa detaje të rëndësishme mund të kalojnë pa u vënë re. Por nëse filloni t’u kushtoni vëmendje, mund të zbuloni disa gjëra interesante.
Vrima në lavaman ndihmon që uji të largohet më shpejt dhe gjithashtu e pengon atë të tejmbushet nëse harrojmë të mbyllim rubinetin.
Nëse topat blu në furçën e dhëmbëve kanë filluar të zbehen, kjo është një shenjë për të ndryshuar furçën.
Pika e vogël e zezë pranë kamerës në iPhone është një mikrofon shtesë që shërben si frenim i zhurmës dhe siguron biseda me cilësi më të mirë.
Në vrimat anësore në pjesën e poshtme të atleteve Converse ju mund të lidhni lidhëset.
Vrimat në shkopin e lëpirëseve janë vendosur që karameli të hyjë pak brenda shkopit duke mos lejuar që të bjerë.
Shkuma ndihmon në mbajtjen e ujit të ngrohtë. Duke qenë se përbëhet nga mijëra flluska ajri, shkuma në vaskë formon një shtresë izoluese që parandalon daljen e nxehtësisë.
Mund të largoni erën e qepëve dhe hudhrës nga duart tuaja duke i fërkuar në enë si tenxhere, tigan ose tepsi pjekjeje./Bright Side