Këto 5 “fakte” historike janë të famshme dhe të ditura thuajse nga kushdo…vetëm se shumë i dinë ato gabim.
1 – Kristofor Kolombi
Ju e keni dëgjuar me siguri historinë se: Në vitin 1492, Kristofor Kolombi lundroi oqeanin blu dhe vërtetoi se bota ishte e rrumbullakët. Vetëm se ka një problem: Nuk është aspak e saktë.
Mos u shqetësoni, Toka nuk është e sheshtë. Vetëm se … askush në kohën e Kolombit nuk mendonte se ishte e tillë.
Shumica e njerëzve të arsimuar e dinin që Toka ishte e rrumbullakët që nga shekulli i 3-të. Historia e “zbulimit” të Kolombit që u mësua nga shumë prej nesh nuk u shkrua deri në vitin 1828, plot 336 vite pas udhëtimit të tij.
Burimi i tij: Një tregim i autorit Washington Irving.
Por ky nuk është i vetmi keqkuptim historik rreth Kolombit që ne e kemi marrë si fakt.
Kristofor Kolombi zbuloi Amerikën
Bota e Re ishte e re për Kolombin, por ajo mund të ishte zbuluar më parë nga misionari i lashtë norvegjez, Leif Erickson (dmth, “djali i Erikut”, babai i tij ishte Eriku i Kuq).
Historianët përgjithësisht pajtohen se Leif Erickson zbarkoi për herë të parë në brigjet kanadeze pothuajse 500 vjet përpara se Kolombi të arrinte në Bahamas. Erickson u konvertua në krishterim nga mbreti Olaf I në atë që tani është Norvegjia.
Ai u nis si një eksplorues dhe tregtar, por edhe për të ungjillizuar kombet e pashpëtuara. Duke u përpjekur të arrinte në Groenlandë, ai lundroi jashtë kursit dhe zbarkoi në Helluland, Markland, të cilin e quajti Vinland (Nova Scotia e sotme).
Ai kaloi një ose dy stinë në Amerikën e Veriut përpara se të kthehej në Grenlandë, ku më vonë u ngjit në fron. Të tjerë mund t’i kenë paraprirë Kolombit dhe madje edhe Erickson-it.
2 – Mizoria e Marie Antoinette
Nuk ka asnjë provë që Marie Antoinette ka thënë ndonjëherë “Epo, lërini të hanë tortë.” Shprehja e vërtetë në fakt ishte: “Lërini të hanë briosh” por as këtë se ka thënë ajo.
Besimi në arrogancën dhe marrëzinë e monarkëve francezë pak para se ata të zhdukeshin nga revolucioni historik, përmblidhet në idenë se mbretëresha Marie Antoinette, kur dëgjoi se njerëzit po vdisnin nga uria, tha se ata duhet të hanin tortë. Por kjo nuk është e vërtetë.
Sa për udhëheqësit e tjerë legjendarë francezë, Napoleoni në fakt nuk ishte edhe aq i shkurtër sa e ka bërë historia. Në fakt ai ka qenë rreth 1.68.
Gjenerali kishte një gjatësi mesatare për atë kohë… dhe stereotipet për shtatin e tij të shkurtër u përhapën nga propaganda britanike e asaj kohe.
3 – Jezusi lindi më 25 dhjetor
Solstici dimëror festohej nga romakët nga data 17 deri më 25 dhjetor. Ky festival vjetor përfshinte dhënien e dhuratave, kohën e shpenzuar me familjen dhe argëtimin.
Kur perandori Kostandin u konvertua në krishterim në fillim të shekullit të 4-të, data tradicionale e festës romake u përvetësua nga kisha e krishterë si një festë paralele për të festuar lindjen e Jezusit.
Pashka ishte tashmë një festë, kështu që duhej një festë për të festuar datën e lindjes së Jezusit. Më vonë, festa e Shën Nikollës u asimilua në festime, pasi Shën Nikolla shpërndau dhuratat e famshme më 25 dhjetor.
Por nuk ka të dhëna që sugjerojnë se Jezusi ka lindur në të vërtetë në atë ditë ose ekuivalenti i saj në kalendarin hebre. Nuk ka unanimitet për datën zyrtare, por shumë studiues besojnë se Jezusi historik ka lindur midis viteve 6 dhe 3 para Krishtit, ndoshta disa kohë midis pranverës dhe vjeshtës ashtu siç shpjegohet dhe në Bibël, si një kohë e ngrohtë dhe me diell.
4 – Albert Einstein ishte i dobët në matematikë
Ironia e këtij miti është pretendimi nga të njëjtët persona se fizikanti legjendar Albert Einstein e paskërka falsifikuar Teorinë Revolucionare të Relativitetit.
Ndërsa ai ishte një student i varfër që nuk arriti të ndiqte lëndët që nuk i interesonin, Ajnshtajni shkëlqeu në matematikë dhe aplikimet e saj në fizikë.
5 – Piramidat u ndërtuan nga skllevërit
Skllevërit nuk i ndërtuan piramidat e Egjiptit.
Historiani i lashtë grek Herodoti i përshkroi dikur ndërtuesit e piramidave si skllevër, duke përhapur atë që u bë një mit global. Punëtorët kanë të ngjarë të ishin njerëz të varfër, por ata ishin të respektuar – theksojnë arkeologët që gjetën varret e tyre përreth apo edhe brenda piramidave. Nuk ka asnjë mënyrë që një skllav të respektohej aq sa për të merituar një varrim të këtij stili.
Një mit tjetër në lidhje me piramidat është se ato nuk kanë ndryshuar që nga ndërtimi i tyre.
Fillimisht ama piramidat e mëdha ishin të mbuluara me gur gëlqeror të bardhë të veshur me ar – një shtresë e jashtme që tashmë është zhdukur qoftë si pasojë e kushteve atmosferike qoftë si pasojë e kusarëve dhe piratëve të thesareve!