Në vitin 1881 një ekip arkeologësh gjeti një skelet human në një shpellë në fshatin Mladeč, në Republikën Çeke. Në atë kohë u tha se eshtrat datonin 29 mijë vjet më parë para Krishtit, dhe i përkisnin një burri që kishte jetuar në epokën e Paleolitit. Por gati 150 vjet më pas një analizë më e thellë ka nxjerrë në pah gabimin, pasi eshtrat i përkisnin një vajze 17-vjeçare që kishte jetuar 43.000 deri 26.000 vjet më parë.
Duke u nisur nga informacioni i mbledhur gjatë gërmimeve të para të fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe nga rindërtimet e fytyrës të kryera në vitet ’30 të shekullit të njëzetë nga studiuesit, një grup studiuesit kanë krijuar një kopje digjitale të asaj se si supozohej të ishte fytyra e vajzës, duke i publikuar rezultatet në një libër online të të titulluar “The Forensic Facial Approach to the Skull Mladeč 1”.
“Për të rindërtuar të gjithë kafkën, ne përdorëm të dhënat e marra nga skanimet CT të 200 njerëzve modernë dhe eshtrat e individëve që i përkasin grupeve të ndryshme të popullsisë, duke përfshirë evropianë, afrikanë dhe aziatikë”, shpjegon koordinatori i studimit Moraes.
“Kur bëhet fjalë për punimet shkencore është gjithmonë më mirë që fytyra e rindërtuar të marrë një shprehje neutrale. Në rastin tonë kemi paraqitur dy rindërtime: një më të thjeshtë dhe më shkencor, bardh e zi, ku vajza ka sy të mbyllur dhe pa flokë dhe tjetra më subjektive, me ngjyra dhe me flokë”, shpjegon Morales .
Nuk është e zakonshme që studiuesit të gabojnë në përcaktimin e seksit të fosileve njerëzore, por ndonjëherë ka ndodhur, siç është rasti me fosilin Zuzu, një skelet i zbuluar në Brazil që fillimisht besohej se ishte një grua, por më pas u kuptua se ishte një burrë dhe gjithashtu i një vikingu, i varrosur me armët e tij në Suedi, i cili mendohej se ishte një luftëtar, por në të vërtetë ishte një luftëtare.