Italia është plot me qyteza të bukura të braktisura, por të tilla mund të gjesh edhe në pjesën tjetër të Evropës, si pasojë e ngjarjeve dramatike natyrore ose për fajin e njeriut. Mirëpo, cilat janë më pak të njohura, por gjithsesi befasuese? Së pari, po citojmë Dvigradin që ndodhet në Kroaci. Një qytet mesjetar i pabanuar, që në ditët e sotme i paraqitet vizitorit me muret e rrënuara dhe me kulla, bastione dhe shtëpi pjesërisht të shembura./Konica.al

Ishulli Scattery, plot me vende të lashta historike

Më shumë se një qytet, ai është një ishull fantazmë: Ishulli Scattery, i njohur gjithashtu si Inis Cathaigh. Ndodhet në Irlandë në brigjet e Kilrushit dhe spikat ngaqë ka mbetur i paprishur, njëherazi i mbushur me vende të lashta historike. Një mënyrë për të pasur një përvojë unike nëse keni vendosur të bëni një udhëtim përgjatë Rrugës së Atlantikut të Egër (Wild Atlantic Way).

Imber, me akses të kufizuar

Vijojmë me Imberin, në Angli, një fshat i pabanuar brenda zonës së trajnimit të ushtrisë britanike në Wiltshire. Hyrja për vizitorët është e kufizuar në ditë të caktuara të vitit dhe, për ta zbuluar atë, që nga viti 2009 nevojitet përdorimi i autobusëve tipikë dykatësh kryesisht nga Londra.

Granadilla, ku njerëzit qenë të detyruar të largoheshin

Fluturojmë për në Spanjë për të zbuluar Granadilla në Extremadura. Prej këtu banorët u detyruan të largoheshin më 24 qershor 1955, pasi Këshilli i Ministrave Spanjoll ndërtoi një rezervuar uji. Aktualisht zona është një kamp veror për të rinjtë dhe turistët, si dhe një fshat interesant për
t’u vizituar./Konica.al

Cledat, në fazë rehabilitimi

Interesant edhe Cledati, një fshat i braktisur në komunën franceze të Grandsaigne. Prej vitit 2001 i është nënshtruar rehabilitimit, për t’u kthyer në hapësirë për aktivitete kulturore, ecjeje dhe natyrës. Përveç kësaj, ai krenohet me banesa që janë të shpërndara midis gurëve të mëdhenj që duket sikur kanë mbirë nga toka.

Grumantbyen, 49-vite jetë

Grumantbyen, një fshat që përdorej nga Bashkimi Sovjetik dhe ndodhet në ishujt Svalbard. U themelua në vitin 1912 dhe u braktis në vitin 1961 për shkak të mbylljes së minierës së qymyrit. Në 49-vite jetë, piku i popullsisë arriti në 1951 me 1106 banorë.

Akarmara, me padrone natyrën

Akarmara ndodhet në Abkhazi, në Evropën Lindore. Dikur shquhej si qytet minierash, por në vitet 1970, mes luftës dhe ndryshimeve ekonomike, u bë viktimë e shpopullimit. Për këtë arsye, natyra dalëngadalë po rimerr pozitën e saj, duke pushtuar çdo gjë që gjen para. Megjithatë, një territor ku jo gjithmonë rekomandohet të udhëtosh.

Klomino, i braktisur në 1992

Klomino është një qytet fantazmë në Poloni, që njëherë e një kohë ishte bazë ushtarake gjermane i përdorur si kamp të burgosurish gjatë Luftës së Dytë Botërore, para se të kthehej në bazë sekrete për Ushtrinë e Kuqe. Qyteti u braktis plotësisht në vitin 1992, pas tërheqjes së trupave sovjetike. Vitet e fundit, disa gërmime kanë nxjerrë në dritë shumë varre për shkak të luftës.

Viivikonna, arkitektura staliniste

Viivikonna, fshat i braktisur në Estoni, që dikur ishte qytet minierash i ndërtuar sipas arkitekturës staliniste. Sipas asaj që lexojmë përreth, ende jetojnë tek-tuk, por pa ujë dhe rrymë.

Ropoto, qyteti i anuar

Së fundmi, Ropoto, në Greqi, i cili deri më 12 prill 2012 ishte një fshat malor i qetë dhe piktoresk. Gjithçka ndryshoi, kur bora e grumbulluar në majë të malit filloi të shkrihej, duke shkaktuar një ortek dheu dhe gurësh. Për shkak të kësaj, toka u fundos me rreth 15 centimetra, duke bërë që shumë ndërtesa të anohen./Konica.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here