Më 10 shtator 1934, lindi Ndue Shyti, instrumentist i njohur shqiptar. Qysh se në fëmijëri ekzekutonte me çifteli në vendlindjen e tij në Gojan, buzë Fanit të Madh. Ka qenë jo vetëm instrumentisti numër një i çiftelisë, kësaj vegle magjike në krejt botën shqiptare, por dhe krijuesi i një orkestrine me 100 instrumentistë popullorë në ansamblin ‘Puka’.
