Aq të bukura sa janë, aq edhe na mundojnë për t`i pastruar
Para se t’i lani, hiqni lidhëset dhe hiqni papastërtitë, baltën, gjethet…
Asnjëherë mos i lani atletet vetëm në kazan pasi ato kërcejnë dhe godasin. I lani në 30 gradë.
Atletet prej lëkure apo kamoshi (antilop) nuk futen në rrobalarëse, pasi ekziston rreziku i lartë i dëmtimit. Por këpucët prej kanavace, pambuku apo xhinsi nuk janë problem.
Si t’i lani atletet në rrobalarëse
Novi koncept lečenja bolesti bubrega!
Fillimisht duhet të hiqni lidhëset nga të dy atletet dhe, nëse është e nevojshme, edhe shtrojat. Lidhëset mund t’i vendosni në një qese për larje delikate së bashku me çorape.
Më pas përdorni një furçë këpucësh për të hequr papastërtitë, baltën, gjethet dhe gjithçka tjetër.
Vendosini atletet në rrobalarëse, në një këllëf jastëku ose në një çantë për larje rrobash delikate.