Një krijesë gjigante me dhëmbë si një balenë vrasëse sundoi oqeanet në fund të periudhës së Kretakut, sipas një studimi të ri, shkruan Live Science.

Grabitqari i zhdukur, i quajtur Thalassotitan atrox, kishte një gjatësi prej 9 deri në 10 metra dhe ka të ngjarë të ushqehej me çdo zvarranik tjetër detar që haste duke përfshirë mosazaurët (lloj zvarranikësh) të tjerë.

Emri Thalassotitan vjen nga fjalët greke “thalassa” dhe “titan”, që do të thotë “gjigant i detit”, dhe emri i species atrox përkthehet në “mizor” ose “i pamëshirshëm”, sipas studimit.

Studiuesit zbuluan kafka të fosilizuara, nofulla dhe mbetje të tjera që ata i përdorën për të identifikuar krijesën pranë Kazablankës në Marokun perëndimor, një zonë që ishte nën ujë gjatë periudhës së Kretakut, raporton abcnews.al.

Studiuesit zbuluan se dhëmbët krijesës shpesh copëtoheshin, thyheshin ose konsumoheshin, duke sugjeruar se speciet i dëmtonin ata ndërsa sulmonin dhe kafshonin me dhunë gjahun. Mosazaurët u zhdukën në të njëjtën kohë me dinosaurët pasi një asteroid gjigant goditi Tokën 66 milionë vjet më parë.

Gjetjet e reja i shtohen një sërë gjetjesh të tjera në Marok që tregon se oqeani atje ishte i mbushur me jetë të pasur dhe të larmishme përpara goditjes nga asteroidi.”

Mosazaurët ishin një grup i larmishëm zvarranikësh detarë që kishin ngjashmëri me hardhucat dhe gjarpërinjtë modernë. Ata sunduan oqeanet e botës për miliona vjet kur dinosaurët dominonin në tokë.

Një studim i vitit 2014 i botuar në revistën Proceedings of the Zoological Institute RAS vlerësoi se një ekzemplar mozauri nga një specie e ndryshme në Rusi e quajtur Mosasaurus hoffmanni ishte rreth 17 m e gjatë, raporton abcnews.al.

Lloji i ri, pra, nuk ishte mozauri më i madh, por ishte ende një grabitqar kryesor dhe luajti një rol të ngjashëm në ekosistemin e tij me balenat vrasëse ( Orcinus orca ) dhe peshkaqenët e mëdhenj të bardhë ( Carcharodon carcharias ) në ditët e sotme, sipas deklaratës.

Shumica e mozaurëve kishin nofulla të gjata dhe dhëmbë të hollë, por T. atrox evoluoi duke pasur një nofull më të shkurtër dhe më të gjerë që rriti forcën e kafshimit dhe dhëmbë të shkurtër të ngjashëm me balenën vrasëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here