Shumë persona e harrojnë se sa e rëndësishme është cilësia e gjumit për shëndetin. Këtë e vërtetojnë studime të shumta që kanë arritur në të njëjtin përfundim, më shumë se 70 për qind e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru mund të parandalohen, me kusht që njerëzit të flenë aq sa duhet.about:blank

Studiuesit ndoqën 7203 njerëz të shëndetshëm mbi moshën 50 vjeç për dhjetë vjet, duke i vlerësuar ata nga zero në pesë për kohëzgjatja dhe cilësinë e gjumit të tyre. Studiuesit vlerësuan përqindjen e ngjarjeve kardiovaskulare që mund të parandaloheshin me gjumë më të shëndetshëm.

Ata zbuluan se nëse të gjithë pjesëmarrësit do të kishin një rezultat optimal të gjumit, 72% e rasteve të reja të sëmundjes koronare të zemrës dhe goditjes në tru mund të shmangeshin. Dr. Aboubakari Nambiema thotë se nevojitet më shumë ndërgjegjësim për rëndësinë e gjumit të mirë për një zemër të shëndetshme.about:blank

“Duke pasur parasysh se sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën, nevojitet një ndërgjegjësim më i madh për rëndësinë e gjumit të mirë për të mbajtur një zemër të shëndetshme.”, shprehet ai.

Profesor James Leyper beson se një gjumë i mirë i lejon trupit të pushojë, gjë që relakson enët e gjakut dhe ul presionin e gjakut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here