Nga Kastriot Dervishi
Heqja e antenave
Regjimi komunist mbështetej te propaganda dhe diktatura. Gjithçka eksperimentale vërtitej rreth tyre. Mirëpo propaganda duhej vetëm e njëanshme. Duke pasur frikë nga kundërpropaganda, regjimi ndalonte çdo informacion të ndryshëm nga ai zyrtar.
Sidomos ndalohej ndjekja e stacioneve të huaja televizive.
Për këtë arsye bëheshin vazhdimisht fushata për heqjen e antenave të cilat kapnin më shumë se një kanal televiziv. Veprimet edhe raportoheshin.
Në vitin 1981 është bërë deklarimi bashkëlidhur, ndërsa pas përfundimit të procedurave nga operative në ligjore, personi u dënua me 10 vjet heqje lirie