Krahas vështirësive të mëdha politike, ushtarake e financiare që kishte shteti Osman, sulltan Abdulhamidi II kishte nisur zbatimin e planit të tij për ofrimin e qyteteve të perandorisë tri kontinentale midis veti përmes hekurudhave. Përveç linjave hekurudhore të Sirisë, Anadollit, Izmirit me Aydin e me Kasaba si dhe asaj të Ballkanit, Selanik – Manastir dhe Selanik Stamboll, kishte edhe dy projekte të mëdha të hekurudhave atë me Bagdad dhe hekurudhën për Mekë. Nga matjet e përgjithshme të linjave hekurudhore gjatë kohës së Sulltan Abdulhamidit II, janë shtruar 5.792 kilometra hekurudhë.
Në kujtimet e tij Sulltan Abdulhamidit II në këtë formë i përshkruan emocionet e tij për hekurudhën e Hixhazit; më në fund, rruga e Hixhazit, të cilën e kam ëndërruar shumë kohë më parë, po bëhet realitet. U habita që paratë e nevojshme për ndërtimin e hekurudhës së Hixhazit u mblodhën kaq shpejt nga të gjithë myslimanët e botës dhe në veçanti indianët. Në këtë vepër të madhe kontribuuan njerëz dhe nga Franca dhe Gjermania,. natyrisht…Mbasi të bëhet rruga e Mekës, ndërtimi i së cilës është në përfundim e sipër nuk do të kemi nevojë për kanalin e Suezit. Stambolli do të lidhet me qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës më anë të hekurudhës. Në këtë mënyrë më 2 maj 1900 Abdulhamidi II urdhëroi fillimin e ndërtimit të saj, ndërsa puna e ndërtimit nisi me 1 shtator 1900.
Planifikimi financiare për ndërtimin e hekurudhës ishte 4 milion lira osmane. Duke pasur parasysh se shteti osman ishte në vështirësi të theksuara ekonomike u formuar “Komisioni i ndihmës” i cili menaxhoi me fondin e financave të mbledhura për ndërtimin e kësaj hekurudhe. Myslimanëve të mbarë botës iu bë me dije se ky nuk ishte thjesht një projekt osman, por ishte një vepër e përbashkët e myslimanëve në botë. Përfaqësuesit osmanë që gjendeshin në vende të huaja si dhe mjaftë civilë zyrtarë të vendeve islame filluan të mbështesnin këtë fushatë. Ashtu siç e përmend në kujtimet e tij vet Sulltan Abdulhamidi II, myslimanët e Indisë, Egjiptit, Rusisë, Marokut, Indonenzisë, Singaporti, Afrikës së Jugut, Tunizisë, Algjerisë si dhe komunitetet islame në Evropë dhe Amerikë kontribuua me ndihmat e tyre në ndërtimin e saj. Vet Sulltan Abdulhamidi II dhuroi, 50 mijë lira kontribut për këtë hekurudhë. Megjithatë fal punës, kujdesit, transparencës dhe angazhimit të shumë vullnetarëve kostoja finale e hekurudhës deri në Medine shkoi vetëm 3.000.066 lira turke.
Me 1 shtator të viti 1908 u organizua ceremonia e shënimit të përfundimit të 1.464 kilometra rrugë deri në Medinë. Pjesa e mbetur deri në Meke nuk u vazhdua për shkak të situatës së rënduar të sigurisë. Hekurudha e haxhit, një projekt gjigand sikur ky, është e pamundur mos ti gjej prapë shqiptarët të angazhuar rreth tij.
Dovleti Osman e kishte traditë që gjatë shtrimit të hekurudhës të organizonte ceremoni manifestimi dhe shënimi për suksesin e arritur. Për hekurudhën e haxhit, apo për hekurudhën Hamidije – Hixhaz, planifikohej që për segmentin Damask – Maan (qytet në jugperëndim të Amanit) të organizohet një ceremoni (1904) shënimi për këtë pjesë të punës së realizuar. Sulltani për të dëshmuar për punën e kryer për shkak të kontributeve të mëdha të myslimanëve nga mbarë bota si dhe ndikimit politik kishte shumë kujdes në organizimin e këtyre shënimeve. Për këtë formonte trup të veçantë, me njerëz të besueshëm dhe shumë të afërt që merreshin me organizimin e ceremonisë. Shqiptarët për raste të tilla ishte e pamundur mos të ishin aty.
Komisioni për organizimin e kësaj ceremonie të veçantë si dhe për një mision sekret që ishin ngarkuar përbëhej nga dy shqiptarë të mirë njohur për historinë tonë kombëtare. Komisioni përbëhej nga shqiptari, ambasador Turhan pashë Përmeti, kryetar i Komisionit dhe Eqrem bej Vlora, sekretar i Komisionit që merrej me organizimin e ngjarjes së madhe në atë kohë. Shqiptarët prapë i kishin shenjat e tyre në udhën e haxhit. Gjurmët e tyre ishin dhe do të mbeten të pa shlyera në udhën e haxhit dhe në përgjithësi në pellgun e qytetërimit islam.
Pjesë nga shkrimi “Gjurmët e shqiptarëve në udhën e Haxhit” botuar në Revisten “Uji”
Korrik, 2022

Home HISTORI/ARKEOLOGJI Shqiptarët në tokën arabe dhe hekurudha Damask – Medine e Sulltan Abdulhamidit...