NGA: AZGAN HAKLAJ
Ku janë institucionet kulturore shqiptare??!
“Ndihma e Zotit e pushka e Hotit”.
Kjo kullë është e Çun Mulës, bajraktarit të bajrakut të Hotit.
E shihni në çfarë gjendje është katandisur shtëpia e nacionalistit, luftëtarit të pamposhtur për liri e çlirim kombëtar!
Në jetëshkrmin e tij shohim një aktivitet të shquar në betejat legjendare për liri e pavarësi me pushtues të ndryshëm dhe mbrojtjen e trojeve shqiptare nga coptimi prej trungut amë që fuqitë e mëdha ia dhuruan armiqëve tanë shekullorë fqinjë për të kënaqur orekset e tyre grabitqare.
Çun Mula lindi në vitin 1818 dhe vdiq në vitin 1896.
Familja e Çun Mulës u vu në krye të fiseve të Malësisë së Madhe duke i udhëhequr ato me guxim të pashoq, trimëri të rrallë e besnikëri në luftërat e shumta me forcat osmane e serbo- malazeze.
Ai është njëri prej 15-të delegatëve nga Shqipëria e veriut në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit e thirrur me dt 10 qershor 1878.
Çun Mula ka marrë pjesë në luftërat e Perandorisë Osmane në Krime dhe More.
Për shkak të emrit të madh që mori Hoti dhe Malësia e Madhe e zgjodhën si përfaqësues të saj në Kuvendin e Prizrenit.
Ky kuvend e emëroj komandat të forcave vullnetare të Malësisë së Madhe.
Ai ka marrë pjesë në shumë beteja por po theksojmë betejën e Zharnicës ku Çun Mula dhe luftetarët e tij trima me heroizëm të rrallë thyen keqaz forcat ushtarake të Krajl Nikollës së Malit të Zi.
Ai mbrojti me heroizëm Hotin, Grudën, Plavë-Gucinë nga copëtimi prej trungut shqiptar.
Në një nga betejat më të mëdha kundër forcave turke është ajo e zhvilluar në Bajzë të Kastratit kundër forcave ushtarake të Bedri Pashës.
I trembur nga Çun Mula dhe luftëtarët e tij trima Bedri Pasha e shmangu përplasjen dhe luftën dhe i hapi rrugën.
Ky triumf i shqiptarëve mbi trupat ushtarake të Bedri Pashës së Anadollit u thur në vargje dhe u këndue me lahutë për tu bërë burim frymëzimi për brezat e ri në luftën për çlirim kombëtar nga pushtuesit e shumtë.
Nga po vjen more Çun Mula
Prej Kelmendit sot u ula
Kam marrë vesh se m’është zënë rruga
M’është zënë rruga me shumicë
Prej n’Kastrat deri n’Kamicë
Si zog shqipje për mbi mal
E kish falë Zoti atë djalë
Nuk jam burrë për me u koritë
Jam Çun Mula pushkë me qitë.
Malësorët historikisht janë shquar në betejat për liri e pavarësi.
Në odat e burrave gjithmonë përkrah njëra tjetrës kanë qenë të varura pushka dhe lahuta.
Nga Hoti kemi si testament postulatin
“Ndihma e Zotit dhe pushka e Hotit”
Gjithmonë malësorët kanë hyrë në betejë me këtë betim.
Shtepia e Çun Mulës sot duhet të ishte muze e jo e katandisur në këtë gjendje.
Meqënëse instituconet shqiptare e kanë lënë në mëshirë të fatit në vend që ta bënin shtepi muze ju bëj thirrje shumë vëllazërore e tepër shqiptarisht diasporës tonë!
Kontriboni për restaurimin e kesaj kulle legjendare e mos e leni të shembet e nën rrënojat e saj të fshihet historia e lavdishme shqiptare e ta mbulojë pluhëri i harresës.