Qytetarë të vendeve të ndryshme të cilët vuajnë nga sëmundjet inflamtore autoimune të reumatologjisë, të premten u mblodhën tek Ministria e Shëndetësisë, për protestë.

Arsyeja, mungesa e terapisë ‘Etanercept’ për të cilën thonë se nuk e kanë marrë që katër javë, ngase nuk ka furnizime.

Pacientët e tillë tregojnë se në mungesë të kësaj terapie, gjendja e tyre shëndetësorë iu është rënduar, derisa theksojnë se nuk arrijnë ta blejnë, ngase janë ilaçe të shtrenjta, deri në 500 euro për dozë një javore, njofton Klan Kosova.

Ndaj kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë për furnizim më të shpejtë.

Reumatologu, Avni Kyreziu, tregon se kjo është një terapi bazë e cila quhet terapi biologjike me veprim të zgjatur. Terapi kjo që aplikohet nga një herë në javë, dhe duhen katër doza të kësaj ampule në muaj.

E, në takimin që u pritën nga zyrtarë të MSh-së këtyre pacientëve iu premtua që furnizimi me këtë terapi do të bëhet më së largu në mesin e javës së ardhshme./klankosova

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here