Shkencëtarja gjermane Dr Svetla Balabanova, në vitin 1992, derisa studionte mbetjet e mumifikuara të Lady Henut Taui, e cila vdiq 3000 vjet më parë, u trondit kur zbuloi se mumja përmbante gjurmë nikotine dhe kokaine. Kjo gjë bëri që shumë shkencëtarë dhe arkeologë të spekulojnë se egjiptianët e lashtë mund të kenë udhëtuar në Amerikë që në vitin 1000 p.e.s. pasi që nikotina dhe kokaina nuk ishin transportuar ende në Egjipt deri në epokën viktoriane. Deri më sot, shtrirja e kontaktit të Egjiptit të lashtë me Amerikën mbetet e pasigurt. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here