Itali- Temperatura të larta dhe thatësirë në Itali.

Italia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në pesë rajone veriore që rrethojnë lumin “Po” mes thatësirës më të madhe në 70 vjet.

Emilia-Romagna, Friuli Venezia Giulia, Lombardia, Piemonte dhe Veneto do të marrin 36.5 milionë euro fonde emergjente për të trajtuar mungesën e ujit, raporton Ansa.it.

Thatësira kërcënon më shumë se 30% të prodhimit bujqësor të Italisë, sipas sindikatës bujqësore Coldiretti. Disa komuna tashmë kanë shpallur lajmërimin për reduktime të ujit. Moti i pazakontë, i nxehtë, dhe reshjet e pakta gjatë dimrit e pranverës kanë shtuar mungesën e ujit në veri të Italisë.

Qeveria ka gati një plan për përballimin e situatës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here