Artisti nga Libia ‘çmend’ me talentin e tij: Frymëzohem nga Yogi Yo
Duke përdorur të katër gjymtyrën për të skicuar njëkohësisht vepra të ndryshme artistike. Ky është rasti i Ahmed Mahmoud i cili përdor të dhjetë gishtat e tij të dorës, por edhe këmbët për të pikturuar.
Artisti 27-vjeçar filloi të zhvillonte aftësitë e tij që kur ishte i ri, pranoi se i është dashur të kapërcejë mungesën e interesit për artin në vendin e tij të shkatërruar nga lufta.
“Kam filluar të vizatoj që kur isha i vogël. Ndiqja filma vizatimorë e animacione dhe tërhiqesha nga dizajni i tyre. Përpiqesha t’i kopjoja ato vizatime që të mund të luaja një lojë të quajtur Yogi Yo. Ky ishte fillimi im. Natyrisht ishte e vështirë të përmirësohesha në një mënyrë më të shpejtë”.
Kur ka mungesë të materialeve, Mahmoud shfaq talentin e tij duke vizatuar murale të futbollistëve të famshëm në muret e stadiumeve të qytetit të tij.
“Më pëlqen të kem sfida dhe gjëra të reja për të provuar dhe ende po mësoj dhe po përpiqem të përmirësoj veten. Ndoshta një ditë do të ketë një formë të re arti, ose një stil të ri vizatimi”.
Punë që padyshim do frymëzojë shumë të rinj për tu marrë me artin e bukur të pikturës.
Klan News