Aleksander Hasanas
Qyteti antik i Nikaias ishte vendosur në pjesën më të lartë të kodrës së sotme të fshatit Klos, e cila përbëhej nga dy maja dhe një pjesë e gjerë dhe e rrafshët midis tyre.
Ai ishte themeluar si vendbanim diku në shekujt VI-V P.K. dhe dalëngadalë u shndërrua në qytet rreth fundit të shekullit të V P.K. apo fillimit të shek. IV P. K..
Nikaia kishte një sipërfaqe prej 18 HA dhe rrethohej nga mure që arrinin një gjatësi prej 1850 m dhe lartësia e tyre arrinte 8-9 m. Por meqenëse kodra ku shtrihej qyteti ishte e vogël dhe nuk u përgjigjej kërkesave për zgjerim të banorëve, autoritetet vendosën që në kodrën tjetër që shtrihej në veri-perëndim të saj, të ngrinin një qytet të ri.
Kështu lindi qyteti i Bylisit, fillimisht në formën e një dyqytetëshi në mesin e shek. IV P. K. dhe që i ngjante shumë qytetit “nënë”.