Leka i Madh, duke qenë djal i Olimpias të Epirit, ilirishten e kishte gjuhë amtare. Maqedonishtja e vjetër ka qenë vetëm një dialekt i gjuhës ilire. Leka i Madh greqishten e mësoi prej mësuesit të tij, Aristotelit.
Atëherë si mundet që Leka i Madh të jetë grek kur gjuhën greke ia mësoi Aristoteli?
Si mundet ai të jetë grek kur grekët e vjetër e quanin barbar (i huaj)? Vini re: grekët i quanin ‘barbar’ të gjithë ata që nuk ishin prej llojit të tyre, që ishin jogrekë, me tjetër etni, pra të huaj.
Sa i përket këtyre sllavo-maqedonasve që shtojcën “maqedon” e morën nga shprehja gjeografike kur erdhën në këto territore, për këtë nuk ka as hapësirë diskutimi. Këta bëjnë pjesë te sllavët e jugut.
Këta “maqedonët” nuk janë askund në Kryengritjen e Ilindenit (1903), ndërkaq pretendojnë që Leka i Madh është i tyre. Nuk mund të gjeni një dokument të vetëm para vitit 1944 (kur Tito i bëri me shtet) ku përmendet termi “populli maqedonas”. Botërisht dihet që këta janë popull artificial, për të cilët, ka një thënie kështu: “bullgar nga Zoti, maqedon nga Tito”. Po kështu, këtu përfundon e gjithë kjo histori e krijuar nga balta.