Një gladiator (latinisht: gladiator, “shpatar”, nga fjala gladius, “shpatë”) ishte një luftëtar i armatosur i cili e argëtonte audiencën e Republikës Romake dhe Perandorisë Romake në ballafaqimet e dhunshme me gladiatoret e tjerë, me kafshet e egra si dhe me kriminelët e dënuar. Disa Gladiator ishin vullnetarë të cilët rrezikuan jetën e tyre dhe pozitën e tyre juridike dhe sociale duke u shfaqur në arenë. Shumica ishin të përbuzur si skllevër, arsimoheshin në kushte të vështira, ishin te izoluar ne shoqëri, madje ishin të ndarë edhe në vdekje. Pavarësisht nga origjina e tyre, gladiatorët ju ofruan spektatorëve një shembull të etikës marciale të Romës dhe në luftime, ata u bënë frymëzim dhe morrën shumë brohoritje nga populli. Ata u vlersuan nga arti i tyre i lartë dhe i ulët dhe vlera e tyre si artist u përkujtuan në objekte të çmuara dhe të zakonshme në të gjithë botën romake. Origjina e gladiatorëve akoma debatohet. Për ta ka dëshmi tek ritualet nëpër funerale gjatë Luftrave Punike të shekullit 3 p.e.s. dhe pas kësaj shpejt u bënë një tipar thelbësor i politikës dhe jetës shoqërore në botën romake. Popullariteti i tyre çoi në lojra më luksoze dhe më të kushtueshme.
Këto lojëra zgjaten pothuajse 1000 vjet, duke e arritur kulmin mes shekullit 1 para Krishtit dhe shekullit 2 pas Krishtit. Lojërat më në fund u anuluan gjatë kohëve të hershme të shekullit 5 pas Kristianizimit të Perandorisë Romake në vitin 380, por gjuajtja e bishave vazhdoi deri në shekullin 6.
Burimet e hershme letrare rrallë bien dakord mbi origjinën e gladiatorëve dhe lojrave të gladiatorëve. Në fund të shekullit 1 p.e.s, Nikolaus nga Damasku besonte se ishin etruskë. Një brez më vonë, Livi shkroi se ato u mbajtën për herë të parë në vitin 310 p.e.s nga Kampanianët në festimin e fitores së tyre mbi Samitët. Shumë kohë pas përfundimit të këtyre lojrave, shkrimtari i shekullit të 7-të Isidore nga Sevilla ka nxjerrë fjalën latine lanista (mbikqyrës i gladiatorëve) nga fjala etruske “ekzekutues” dhe titullin “charon” ( ai që shoqëronte të vdekurit nga arena e gladiatorëve romak) nga fjala “charun”, krijesa të nënbotës sipas etruskëve. Kjo është pranuar dhe përsëritur edhe në kohët e hershme moderne, histori standarde të lojrave.
Pas rishikimit faktet mbështesin origjinën Kampaniane ose të paktën një huazim nga kjo kohë për lojrëat dhe gladiatorët. Shkollat e para të gladiatorëve romak gjendeshin në Kampanian. Murale të varreve nga Paestum-i(shekulli i 4-tërt para Krishtit) tregonin qifte luftëtarësh me helmeta, shtiza dhe mburoja në një ritual të përgjakshëm që asocion me lojërat e hershme të gladiatorëve romak. Përballë këtyre pamjeve të mbështesës faktet nga pamjet e varrezave Etruskane ishte tentative dhe e vonshme. Muralet nga Paestum-i mundë të reprezentojnë një vazhdim të një tradite shum më të vjetër, të trashëguar nga kolonistët Grek të shekullit të 8-të para Krishtit.
Livi daton lojërat më të hershme të gladiatorëve Romak në vitin 264 para Krishtit në fazat e herëshme të luftës së parë punike në Romë përballë Kartagjenës. Decimus Iunius Brutus Scaeva ka urdhëruar tri qifte gladiatorësh të luftojnë deri në vdekje në shehin Romak për nder të vdekjes së babait të tij, Brutus Pera. Kjo është përshkurar si munus , një obligim përkujtimorë nga pasardhësit për vdekjen e të parëve të tyre. Tipi i gladiatorëve ishte Trakian, por rrijta e munus-it dhe rritja e tipeve të gladiatorëve është ndikuar nga ekspeditat ndëshkuese pasuese të Romës the aleatëve të saj Kampanian. Njëri ndër tipet më shpeshë të përmendura ishin Samnitët.
Lufta në Samnium, më pasë menjëherë është përcjellë me lavdi të barabartë me rrezikun. Armiqët përkrahë pregatitjës së tyre paraluftarake bënë që linja e parë e betejë të shkëlqente duke i pajisur ushtarët me pajisje shkëlqyese. Ishin dy lloje të kufomave: mbulojat e të cilëve mbuloheshin me ari dhe tjerët që mbuloheshin me argjendë.. Romakët veçëse kishin dëgjuar për këta ushtarë, por gjeneralët e tyre i mësuan që ushtari duhet të jetë i ashpër për tu parë, jo të stolisen me ari dhe argjend por të vendoset besimi i tij në hekur dhe në kurajë… Diktatori, i dekretuar nga senati, ka festuar triumfin ku shfaqja më e mirë është ofruar nga robët e zënë të armatosur. Kështu Romakët kanë përdorë armët e tyre për të nderuar zotërat e tyre. Përderisa Kampanianët si pasojë e krenarisë dhe urrjetjes për Samnitët, i kanë pajisur me këto pajisje gladiatorët e tyre të cilët i kanë argëtuar në festat e tyre dhe ju kanë dhënë emrin Samnitë.
Livi i hup rëndësin e lojrave në funerale dhe nënvizon shfaqjet teatrale të gladiatorëve duke i përshkruar ata si : shkëlqyes,të armatosur në mënyrë ekzotike dhe barbarë të armatosur, tradhëtarë dhe të rrezikshëm të dominaur nga hekuri Romak dhe kuraja autoktone. Ai i shfaqë Roamkët si virtuoz dhe që dedikojnë madhështinë e luftës zotërave. Aleatët e tyre Kampanianë vendosnin gladiatorë që mund të mos ishin Samitë, por luanin rolin e Samnitëve. Të tjera grupe dhe fise iu shtuan kësaj liste të tipeve të gladiatorëve me zgjerimin e territorit Romak. Shumica e gladiatorëve ishin të armatosur me armët e armiqëve të Romakëve. Munusi u bë një formë morale historike ku i vetmi opsion që gladiatorët të mbetëshin me nder ishte që ose të luftonin mirë ose të vdesnin me nder.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here