S T R A D I V A R I U S

Ankand rekord prej 13 milionë dollarësh për një “Stradivarius”, që i përkiste mësuesit të Albert Ajnshtajnit, Toscha Seidel nga Odessa, instrumenti me të cilin duhej të praktikohej në klasë edhe shkencëtari i çmimit “Nobel”.

Mësime që i “pagoi” me skica të pakuptueshme, si “tkurrja e gjatësive”, fenomen i parashikuar nga teoria speciale e relativitetit.

Instrumenti, i prodhuar në punishten “Stradivari” në Kremona, në vitin 1714 dhe i riemërtuar “Da Vinci” nga tregtarët e mëvonshëm, ka një dorezë prej druri ebani të errët, tabela zanore me dru të vjetër 300-vjeçar, që bën një rezonancë të përsosur, pjesa e pasme është një copë unike prej druri panje.

Baza e ankandit ishte 8 milionë dollarë, por parashikimet më optimiste që i dhanë 20 milionë, do ta kishin bërë atë, violinën më të shtrenjtë në histori, ndërsa shtëpia e ankandeve “Tarisio” e ndali në 13 milionë.

Rekordi absolut mbeti te Stradivari “Lady Blunt” i vitit 1721, i shitur në vitin 2011, për 15.9 milionë euro.

Ky “Da Vinci-ex Seidel” u përdor gjithashtu, nga mjeshtri i Ajnshtajnit, për të regjistruar kolona zanore për filmat që kanë bërë historinë e Hollivudit: nga “Magjistari i Ozit” në 1939, tek “Intermezzo”, me aktoren Ingrid Bergman.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here