Spaghetti është padyshim ushqimi që preferohet nga të gjithë. Por sa dinë t’i gatuajnë siç duhet. Janë disa rregulla të paprekshme që duhen ndjekur kur i gatuani. Shefi italian Fabio Viviani jep udhëzime për gatimin e saktë dhe tregon dhe gabimin më të madh që njerëzit bëjnë.

“Gjëja më idiote që kam dëgjuar për gatimin e spaghett-it është se duhet të hedhim vaj ulliri në ujë që të mos ngjiten. Është gënjeshtër. Ajo që duhet të bëni është të jeni aty dhe t’i përzieni makaronat, gjë që i ndihmon të mos ngjiten.”, tha shefi italian.

“Thjesht përzieni, mos u bëni dembel”, shton shefi i kuzhinës. Sa i përket kripës në makarona, ai theksoi: “Kripa është e mirë. Makaronave mund t’u hidhni kripë, me kusht që të mos i shoqëroni me salcë shumë pikante apo shumë të kripur.

Për shembull, nëse planifikoni të shtoni një salcë me katër djathëra, atëherë nuk keni nevojë për kripë shtesë, sepse salca në vetvete është shumë e kripur. Kripa është thelbësore për makaronat, por me masë”. /abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here