NGA: M.L.

Kjo fotografi e realizuar në vitin 1938 po bën xhiron nëpër rrjetet sociale. Elita intelektuale shqiptare bashkë në qytetin e bukur të Shkodrës.

Faqja “Kombi shqiptar” në përshkrimin e kësaj fotografie ka dhënë më shumë detaje rreth ngjarjes dhe personaliteteve pjesëmarrëse aty.

“Fotografi e vitit 1938, përpara Kafes së Madhe në Shkodër. Lasgushi dhe Asdreni ishin ftuar në Shkodër nga Ernest Koliqi dhe qëndruan atje pesë ditë. Mirëseardhjen në Shkodër ua uroi Gjergj Fishta me një fjalim të bukur në Kinema Rozafat.

Nga e majta:

Gaqo Tashko, Lola Gjoka, Ernest Koliqi, Dom Nikoll Koliqi, Tefta Tashko, Aleksandër Stavre Drenova (Asdreni), Lasgush Poradeci, Gjergji Canco, Koço Tashko”, thuhet në përshkrim.

Nga ajo që shohim, natyrisht se na bën përshtypje të madhe veshja e “civilizuar” e intelektualëve shqiptarë.

Ne shqiptarët dikur ishim në hap me botën e modernizuar!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here