Mbiemrin “Bubulina” e gëzoi pas martesës me Dhimitër Bubulinin, i cili do ta përafronte atë më shumë drejt përqasjes së krijimit të një fronti antiosman. Admiralja do të gëzonte respektin e marinarëve dhe të piratëve të kohës, pasi ajo do të zotëronte forcën e saj në detet që drejtoheshin nga Perandoria Osmane, si edhe nga flota ruse. Bashkë me Kolokotronin do të bënin të mundur fitoren e një sërë betejash antiosmane, të ndihmuar shpeshherë edhe nga Ali Pashë Tepelena.
Kapedanet e mirëpresin fatin e tyre tragjik në betejë. Mirëpo, Bubulina do pësonte vdekjen nga dora e një arvanitasi (familja Koçi), si pasojë e një armiqësie familjare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here