Macet kanë një nuhatje çuditërisht të fortë. Për më tepër, ajo është dukshëm më e fortë se njeriu, më saktë nëntë deri në 16 herë

Macet kanë midis 45 dhe 200 milionë qeliza të ndjeshme ndaj aromës në hundë, kurse njerëzit vetëm 5 milionë.

Macet, kur eksplorojnë mjedisin, mbështeten më shumë në shqisën e tyre të nuhatjes sesa në shikimin ose ndjesinë.

Kjo është arsyeja pse është mirë të dini se çfarë aromash nuk mund të durojnë macet, transmeton Telegrafi.

Disa erëza dhe barishte

Macet irritohen nga ruta, livanda, rozmarina, nenexhiku, geraniumet, eukalipti dhe trumza. Vaji i mentes dhe livandës konsiderohen helmues për macet.

Bananet

Ekspertët besojnë se macet irritohen nga aroma e bananeve për shkak të kaliumit që përmban.

Agrumet

Kur bëhet fjalë për agrumet që macet i urrejnë, lartë në listë janë portokallet, limonët dhe limetat.

Piperi, kërri, mustarda dhe kanella

Në përgjithësi, macet nuk i pëlqejnë aromat e athëta.

Pisha, kedri dhe mentoli

Ndërsa disa preferojnë pastrues me këto aroma, kini parasysh se ato mund të irritojnë macen tuaj.

Kuti rëre e pistë

Nëse kutia me rërë e maces suaj nuk pastrohet, ajo ndoshta do të ndalojë përdorimin e saj dhe do të gjejë një vend tjetër për të defekuar.

Peshku i kalbur

Ashtu si njerëzit, macet nuk e tolerojnë erën e ushqimit të prishur, veçanërisht të peshkut të prishur.

Sapunët dhe deodorantët

Sado që irritohen nga produktet e pastrimit, macet nuk e pëlqejnë erën e sapunit dhe deodorantit. Për më tepër, ata shqetësohen nga çdo gjë që mban erë kimie.

Vajra esenciale

Për shkak të përqendrimit të lartë të përbërësve, aroma e vajrave esenciale te macet është zakonisht shumë e fortë dhe mund të shkaktojë një reagim të rëndë. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here