Nga: Sven Auren, suedezi që vizitoi Shqipërinë në vitet ’30 të shekullit të kaluar (pjesë nga libri “Orienti i Evropës”)
Përktheu: Adil Biçaku
Të duket sikur shqiptarët e kanë huazuar këtë traditën e gjakmarrjes prej korsikanëve ose arabëve, por vetvetiu duhet të jetë rit shumë i lashtë ilir, nga ato llojet më të qëndrueshme. Edhe në vendet fqinj ka ngjarë. Sipas Jireçekut, gja, kmarrja ka lulëzuar në Dalmaci dhe në Mal të Zi; rastet e gja, kmarrjes ishin akoma të zakonshme
deri nga mbarimi i viteve 1800. Por, Princ Danillo arriti me anë të një aksioni energjik ta ndalojë këtë zakon të tmerrshëm në këtë vend. Metoda e tij qe ndëshkimi me ʋdekje dhe në sajë të autoritetit të madh që kishte, gjente gjithnjë njerëz që ishin të gatshëm të zbatonin dënimet me ʋdekje. Në Shqipëri problemi ishte ndryshe. Regjimi turk nuk pat kurrë sukses të dominojë krejtësisht mbi popullin shqiptar, e cila qe domosdo e nevojshme, për të zhdukur këtë ves.
Malësorët dhe mirditorët jetonin mes maleve të tyre dhe pas atyre formave që prindërit e tyre i kishin mësuar të jetonin dhe i përqeshnin xhandarët kur ata paraqiteshin me urdhrin e guvernatorit turk për heqjen e gja, kmarrjes. Përveç saj, ky guvernatori i mirë me gjithë qejf do të përpiqej të ndalonte dasma ose ʋarrime, apo tradita
tjera shumë të forta. Gjakmarrja është çështje nderi dhe sapo flitet për nder shqiptari është i patundur. Nuk është rastësi se të gjithë vizitorët e Shqipërisë, kurdo që të kenë udhëtuar në kohët e kaluara, qindvjeçare ose në kohë moderne, është njësoj i impresionuar nga zhvillimi i pabesueshëm i kësaj ndjenjës së nderit. Në Shqipëri është nderi që e bën burrin burrë dhe gruan grua.
Por, ky nder i vë kushte të mëdha individit dhe në mjaft raste kërkon gj, akmarrje. Përdhunimi ose rrëmbim i ndonjë vajze duhet të lahet me gja, kmarrje, prishje martese ose fejese, po ashtu. Nëpërmjet një fyerje, ai i cenuari ka “gjak për të marrë” dhe e njëjta ndodh nëse mysafiri ngacmohet ose vritet. Ai i cili ka për të rifituar nderin e humbur, duhet të vrasë atë që e ofendoi. Por, me këtë s´është zgjidhur aspak grindja. Kryefamiljari i të vrarit duhet ta vrasë atë që në fillim kërkonte hakmarrje dhe në këtë mënyrë vazhdon gja, kmarrja në gjenerata.