Ali Korça, i biri i Iljaz efendi Kadiut, vinte nga një familje që brez pas brezi kishin qenë dijetarë të fesë. Mësimet fillore dhe të mesme i mori në vendlindje, në shkollën iptidaije dhe atë idadije. Studimet e larta i kreu në medresen “Çifte Minareli” në Stamboll.
Prej njohurive që kishte në gjuhët tradicionale të Lindjes, përktheu kryeveprat fetare e letrare si “Mevludi” më 1900, “303 fjalë të Imam Aliut” botuar në Korçë më 1910. “Gjylistani dhe bostani” të Saadiut më 1918 dhe “Rubaijat” e Khajamit më 1930 nga persishtja.
Në 1925-tën shkroi “Bolshevizma a çkatrrim i njerëzimit” duke u shënjuar si denoncuesi i parë shqiptar i ideologjisë komuniste.
Më 15 shkurt 2017 Presidenti i Republikës Bujar Nishani e vlerësoi pas vdekjes me dekoratën “Nderi i Kombit”.
Në Arkiv gjendet fondi personal i Hafëz Ali Korçës dhe sot publikojmë kopure gazetash që flasin për jetën dhe veprimtarinë e tij.