Zigmunt Bauman
Lufta e Ukrainës është vetëm një, nga ato në mbarë botën. Aktualisht ka luftime edhe në Etiopi, Jemen, Sahel, Nigeri, Afganistan, Liban, Sudan, Haiti, Kolumbi dhe Mianmar.
Shumë njerëz janë të detyruar të largohen nga vendi i tyre dhe shumtë të tjerë luftojnë, me të gjitha armët që kanë në dispozicion, për hir të dashurisë për vendin dhe njerëzit e tyre.
Po kur do të përfundojë e gjithë kjo? Kur do të mund të jetojmë në një botë, pa luftë dhe pa armë?
Zhvillime të tilla ngjanin të pamundura në vitin 2022,.. megjithatë, ka luftë. Ndërkaq, ka edhe nga ata që i frikësohen nisjes së një Lufte të Tretë Botërore. Por pse ka shkuar gjërat kaq larg?
Si ka mundësi, që pavarësisht progresit dhe historisë, që duhet të na mësojë të mos i përsërisim gabimet e së shkuarës, jemi sërish në këtë pikë? Sociologu dhe filozofi Zigmunt Bauman ka folur shumë herë mbi natyrën e paqes dhe konfliktit. Fjalët e tij mbi këtë çështje, mund të hedhin më shumë dritë mbi dyshimet dhe i përgjigjen pyetjeve tona.
Si mund të arrihet paqja, sipas Baumanit
Në vitin 2016 në Asisi, u mbajt samiti ndërfetar me temë “Etja për paqe ”, ku mori pjesë edhe Zigmunt Baumann, së bashku me 500 liderë fetarë dhe personalitete të tjera nga shoqëria civile dhe bota kulturore. Sociologu e çeli aktivitetin me një fjalim, që zgjoi interesin dhe kureshtjen e të pranishmëve.
Në veçanti, Bauman u përqendrua në dy përemra “ne” dhe “ata”. Sipas studiuesit të famshëm, historia e njerëzimit ka pasur dhe ka të bëjë me procesin e zgjerimit të përemrit “ne”. “Ne” nënkupton gjithmonë një grupim njerëzish, të cilët e identifikojnë veten në kontrast me “ata”, që janë jashtë grupit (të tjerët):
“Të gjitha etapat dhe fazat e historisë së njerëzimit, kanë pasur një emërues të përbashkët: ato janë karakterizuar nga përfshirja nga njëra anë dhe përjashtimi nga ana tjetër, në të cilat ka pasur një identifikim të ndërsjellë, përmes përfshirjes dhe përjashtimit”.
Ne dhe ata
Pra, termi “ne” tregon armiqësinë me “ata”, një entitet tjetër, që nuk është “ne”. Secili nga dy konceptet – “ne” dhe “ata” – nuk mund të ekzistojë pa tjetrin. Ata e përcaktojnë njëri-tjetrin përmes kontrastit me tjetrin e për rrjedhojë, kanë nevojë për konfliktin që ta përcaktojnë veten.
Prandaj historia është plot me ngjarje luftarake. “Sot ekziston një nevojë e pashmangshme për zgjerimin e ‘ne’, si stadi tjetër i njerëzimit. Ky hap tjetër përfaqësohet nga shtypja e “atyre”. Ne duhet të ndihemi të gjithë si “ne” dhe të mos e identifikojmë tjetrin, si të huaj për grupin.
Ne të gjithë kemi nevojë të ndihemi pjesë e një entiteti, për të arritur më së fundi, paqen.
Për këtë arsye, sociologu u shpreh: “Sot ndodhemi në dimensionin kozmopolit, ku çdo gjë ka ndikim në planet, mbi të ardhmen e nipërve dhe stërnipërve tanë.
Ne të gjithë jemi të varur nga njëri-tjetri,.. por as që kemi filluar ta zhvillojmë vetëdijen kozmopolitane. Këtë nivel, ne e menaxhojmë ende me mjetet e të parëve tanë… Ky është kurthi, sfida me te cilën duhet të përballemi”.
Atëherë, pse ka ende luftë?
Kjo është arsyeja pse, sipas Zigmunt Baumanit, ka luftë sot: Ende nuk kemi mësuar, të menaxhojmë dimensionin kozmopolit ku jemi zhytur. Ndryshimet kanë qenë të shpejta dhe të mëdha. Por ne, nuk kemi ndryshuar. S’kemi ndryshuar as mënyrën sesi veprojmë dhe lidhemi me të tjerët. Pra, nuk jemi bërë ende “ne”. Pyetja është: a do të jemi ndonjëherë?