Nga Agron Islami

Papa Pius i Dytë i kishte shkruar një letër Sulltan Mehmet Fatihut, ku e ftonte të pranoj krishterimin dhe me këtë rast do të bëhej Perandori më i fuqishëm në botë dhe do t’i akordonte titullin e perandorit të Lindjës dhe Grekëve (siç thuhet në letrën e botuar me 1475 në Traviso). Sipas Halil Inalcikut, kjo letër e shkruar në mes viteve 1461-1464 nga Papa Piusi II, nuk iu dërgua Fatihut asnjëherë, por që origjinaliteti i kësaj letre është i mirëqenë dhe është vërtetuar nga studiues kompetent.
Përndryshe Sulltan Mehmeti II, bashkëkohanik i Skënderbeut, ishte një filozof i rrallë. Ai njihte 6 gjuhë (greqishten, latinishten, arabishten, iranishten dhe Ibranishten). Pallati i tij frekuentohej nga filozofët dhe humanistët më të njohur të botës së krishetere. Ai inicionte debate shkencore në mes përfaqësueseve (Amiroutzes, Ali Kushçu, Georgios Trapezuntios, Hoxhazâde etj) të dijës së qytetërimit islam dhe atij të krishterë.
Kritovoulos-si shkruan se Amiroutzes kishte konstatuar se: “ Sulltan Mehmeti II ishte njëri nga filozofët e rrallë”.
Si rezultat i ndikimit nga këta humanist, Fatihu qysh nga viti 1461 kishte shprehur interesim për ta pikturuar portretin e tij. Më në fund, më 1479 kishte ardhur piktori i njohur Gentille Bellin, respektivisht, Bellini në Sarajin osman qëndroi nga shtatori i vitit 1479 deri në janar, 1481.
Mehmeti II gjatë pushtimeve përdori praktikat e perandorëve Romak. Përderisa këta të fundit krenoheshin me ndërtimin e Katedraleve nëpër provinca dhe qytete, Fatihu ndërtoi Xhami monumentale. Sikur vie fjala me Xhaminë e Madhe në Prishtinë dhe Pejë. Qasja dhe atakimi i drejtëpërdrejtë i perandorëve të krishterë nga ana e Fatihut bëri që urrejtja ndaj tij të mos shuhej edhe pas vdekjes së tij (madje edhe në ditët e sotme). Kjo urrejtje u shpreh edhe në fundshekullin 17, kur Kosova ra në duart e ushtrisë austriake dhe njëra ndër veprimet e para që bëri Picolomini ishte që Xhaminë monumentale të Fatihut, apo siç e njohim ne Xhaminë e Madhe ta shndërroj në Katedrale dhe t’ia dedikoj Kajzerit Austriak.
Përkundër faktit se Sulltan Mehmeti II e përdori mjaftë mire patriarkun Ortodoks të Konstantinopojës, Gennadios-in, duke i dhënë privilegje, pas aneksimit të Kosovës më 1455 dhe njësimit të gjithë rrafshit të Kosovës në një njësi të vetme administrative (sanxhaku i Vushtrrisë) dhe me aneksimin e Hapësirës së Dukagjinit (1459) mbylli Patrikanën ortodokse të Pejës, e cila u rihap nga ana e Pashait me prejardhje boshnjake, Sokoloviç, pas 98 viteve.
Bashkangjitur: Portreti i Mehmetit II. i punuar nga Gentile Bellini (Londra National Gallery, nr. 3099). /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here