10 gjëra që duhet të dini para se të fluturoni me avion.

Në të gjithë botën qindra e mijëra njerëz në ditë udhëtojnë me avionë në destinacione të ndryshme.

Por para se të udhëtojmë duhet të dimë disa kuriozitete për fluturimin.

1. Nuk lejohet përdorimi i aparaturave në bord

Duhet të fikni aparaturat elektronike gjatë ngritjes dhe uljes së avionit. Celularët, laptopët dhe pajisjet e tjera mund të interferojnë në aparaturat e avionit. Realitet apo mit? Megjithatë “Qantas” dhe “Virgin Australia” janë dy linja që u japin mundësi pasagjerëve të përdorin çdo pajisje eletronike.

2. Nevojat njerëzore nuk hidhen në ajër

Jashtëqitjet njeërzore përfundojnë në një depozitë që zbrazet kur ulet avioni. Por ka një sërë denoncimesh nga njerëz të ndryshëm që thonë se “bombardohen” prej jashtëqitjeve që bien nga qielli, e që ngrijnë në ajër. Por sipas hetimeve të Aviacionit Federal Amerikan, bëhet fjalë për glasat e zogjve.

3. Maska e emergjencës

E në fakt, maska e oksigjenit në aeroplanë nuk është një lojë që i bën pasagjerët euforikë dhe të qetë në të njëjtën kohë. Ajo shërben për të ndihmuar pasagjerët të marrin frymë, kur avioni humbet presionin në kabinë, teksa ndodhet në kuota lartësie me mungesë oksigjeni.

4. Kujdes me ujin në bord

Mund t’ju duket çudi, por është e vërtetë. Një studim amerikan i vitit 2009 ka treguar se 1 në 7 aeroplanë nuk respekton standardet e sigurisë dhe uji mund të jetë i papastër. Kini kujdes, sidomos me çajin dhe kafenë! Temperatura në të cilën përgatiten nuk është aq e lartë sa për të vrarë bakteret.

5. Ajri është me mikrobe

Nuk është e vërtetë që ajri është i filtruar mirë dhe më i pastër se mesatarja e vendeve të mbyllura.

6. Tavolina është plot me bakterie

Një studim i vitit 2007 në tri kompani të mëdha amerikane ka treguar se në tavolinat e avionëve ekziston edhe një bakter mjaft rezisten, Staphylococus aureus. Madje, sipas këtij studimi, ai është më i pranishëm në këto tavolina se në metronë e Nju Jorkut. Pra, tavolina e avionit mund dhe të të sëmur.

7. Dera e emergjencës

Nëse do të hapej porta e emergjencës gjatë fluturimit do të nxirrte jashtë shumë pasagjerë për shkak të presionit. Pikërisht nga ky presion, në lartësi të madhe do të duhej një forcë mbinjerëzore për ta hapur.

8. Frika e fluturimit mes stuhive

Rrufetë godasin një avion të zakonshëm të paktën një herë në vit. Të kalosh mes stuhisë të kall frikën, por rrufetë nuk do t’ju rrëzojnë.

9. Deheni më shpejt në fluturim

Nuk ka shpjegim shkencor për këtë, por në lartësi të madhe rritet shumë shpejt niveli i alkoolit. Prandaj në avion konsumojnë sasi të vogla pijesh alkoolike.

10. Në tualet ka tavëll duhani

Është e vërtetë. Cigarja në avion është e ndaluar prej gati një dekade. Megjithatë, për pasagjerët që nuk i rezistojnë dot tundimit, është mirë që cigarja të fiket në një vend të sigurt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here