Pranvera përpara, vjeshta mbrapa. Si gjithmonë, akrepat do të pësojnë një ndryshim. Ora verore do të kthehet së shpejti.
Natën ndërmjet të shtunës 26 dhe të dielës 27 mars, akrepat e orës do të zhvendosen një orë përpara në orën 2.00, e cila do të bëhet 3.00.
Ora verore do të qëndrojë në fuqi deri më 30 tetor 2022. Ndryshimi i orës kryhet natën sepse zakonisht në mes të natës transporti kryen më pak udhëtime.
Pra, nga e diela do të mund të përfitohet një orë shtesë drite dhe do të ketë avantazhe në konsumin e energjisë elektrike, të cilat janë edhe më të rëndësishme duke pasur parasysh periudhën e vështirë që po përballemi.
Ka të ngjarë që trupit tonë t’i duhen disa ditë për t’u përshtatur me ndryshimin e kohës, për shkak të
orës biologjike të lidhur me ritmet cirkadiane. Këto janë në vështirësi kur ndodhin ndryshime në kohë dhe në ritmin gjumë-zgjim.