Bota do ta krijojë një traktat global për të trajtuar ndotjen e ambientit nga plastika.

Gati 200 vende kanë rënë dakord që të fillojnë negociatat për një marrëveshje ndërkombëtare, për të ndërrmarrë veprime për “krizat nga plastika”.

Anëtarët e OKB-së kanë për detyrë të zhvillojnë një kornizë gjithëpërfshirëse për reduktimin e mbetjeve plastike në të gjithë botën.

Është gjithnjë në rritje shqetësimi në lidhje me atë se plastika e hedhur po shkatërron habitatet, dëmton jetën e ‘botës se egër’ dhe kontaminon zinxhirin ushqimor.

Mbështetësit e përshkruajnë masën si një nga veprimet mjedisore më ambicioze në botë, që nga Protokolli i Montrealit i vitit 1989, i cili hoqi gradualisht substancat që shtresonin ozonin.

• Duhet të mirren masa obligative për të trajtuar krizat nga plastika, thuhet në raport .
• Nëse nuk mirren masat e duhura, nivelet e ndotjes nga plastika deri në vitin 2040 do të arrijnë në nivele “marrëzie”.
• Oqeanet janë bërë habitat i jashtëzakonshëm plastik.

Profesor Steve Fletcher i Universitetit të Portsmouth këshillon Programin e Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) për çështjet e plastikës. Ai tha se problemi i plastikës përfshin kufijtë shtetërorë dhe ata ndërkombëtarë.

“Një vend nuk mund të përballet i vetëm me ndotjen plastike, sado të mira të jenë politikat e tij,” tha ai.
“Ne kemi nevojë për një marrëveshje globale për të na ndihmuar të përballemi me sfidat që po na kanosen nga plastika.”

Çfarë do të thotë kjo?

Shtetet anëtare të OKB-së kanë rënë dakord të fillojnë negociatat ndërkombëtare për hartimin e një traktati global për trajtimin e plastikës që mund të vendosë rregulla për prodhimin, përdorimin dhe ‘asgjësimin’ e saj. Vendimi u mor në një takim të Asamblesë së Mjedisit të OKB-së në Nairobi.

Dr. Jeanne d’Arc Mujawamariya, ministre e mjedisit për Ruandën, e cila ka qenë në ballë të propozimeve tha se ata ishin optimistë që negociatat do të vendosnin një kornizë “për t’i dhënë fund ndotjes plastike”.

Organizata bamirëse e ruajtjes WWF e përshkroi vendimin si një nga veprimet më ambicioze mjedisore në botë, që nga Protokolli i Montrealit i vitit 1989, i cili hoqi gradualisht substancat që shtresonin ozonin.

Adresimi i ciklit të plotë të jetës së produkteve plastike – prodhimi dhe përdorimi, si dhe ‘asgjësimi’ – është çelësi për mbylljen e “rubinetit plastik”, tha këshilltarja e lartë e politikave, Paula Chin.

“Hapi tjetër është të sigurohemi që të gjithë nënshkruesit të jenë gati të përmbushin premtimin e kësaj marrëveshjeje novatore,” shtoi ajo.

Çfarë do të ndodhë më pas?

Udhëheqësit botërorë kanë afat deri në vitin 2024 për të rënë dakord për traktatin rreth ndotjes plastike, duke përfshirë pikat që do të jenë ligjërisht të obliguar t’i ndjekin dhe se si do të financohet marrëveshja.

Grupet mjedisore po bëjnë thirrje për standarde globale të qarta dhe ‘të ashpëra’, që nxisin kombet t’u përmbahen ligjeve dhe rregulloreve të përbashkëta mbi plastikën, duke anashkaluar produktet dhe praktikat e dëmshme.

“Ka një debat rreth asaj se kush paguan dhe si mund të sigurohemi që vendet në pjesën jugore të kenë burime të mjaftueshme për t’u marrë me krizën e ndotjes plastike me të cilën përballen,” tha Prof. Fletcher.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, e cila mbështeti rezolutën, e përshkroi marrëveshjen si “vërtet historike”.

“Në hapësirën e vetëm ku është e mundur një jetë njerëzore, ne kemi shkaktuar dëme të paimagjinueshme, duke e ‘mbytur’ çdo pjesë të oqeanit me plastikë,” tha Lord Zac Goldsmith, ministër i qeverisë për mjedisin ndërkombëtar.

“Ka shumë për të bërë për ta kthyer atë në një traktat ambicioz dhe me ndikim të gjerë, dhe ne duhet të fillojmë që tani ta mbyllim këtë kapitull të shëmtuar.”

Fakte rreth plastikës

Supozohet se më shumë se pesë trilionë copa plastike gjenden nëpër oqeanet e botës, për të cilat mund të duhen vite për t’u shpërbërë.

Çdo vit prodhohen 400 milionë ton plastikë dhe 40% e saj është njëpërdorimshme – përdoret njëherë e më pas hidhet.

Më shumë se tetë milionë ton plastikë hyjnë në oqeanet e botës çdo vit dhe pjesa më e madhe vjen nga toka.

Jo e gjithë plastika mund të riciklohet, qoftë për shkak të mënyrës se si është bërë ose për shkak se është shumë e shtrenjtë ose e vështirë për ta bërë këtë.

Kafshët në tokë ose në det mund të dëmtohen nga plastika. Ato mund të bllokohen nëpër qese plastike ose nëpër paketimie ushqimi, apo ta ngatërrojnë plastikën me ushqim.  

Shkëndije Berisha /nacionale.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here