Abetarja e parë në gjuhën shqipe pas Luftës së Dytë Botërore në Kosovë ishte botuar më 19 nëntor, 1946.

Abetarja pëmbante 58 faqe dhe ishte e shtypur nga shtypshkronja shtetërore e ish-Jugosllavisë në 5,000 ekzemplarë.

Botimi i abetarës ishte nismë e Lëvizjës Nacional-Çlirimtare, me qëllim të edukimit dhe luftimit të analfabetizmit në Kosovë.

Nismat për të sjellur në Kosovë abetarën në gjuhën shqipe kishin ekzistuar edhe më parë.

Në intervistën e saj të historisë gojore, Sazan Shita kujton një moment tjetër gjatë Luftës së Dytë Botërore kur kishte mbajtur në duar abetarën e gjuhës shqipe:

“Veç nji moment, u largu baba, kur u kthy me abetare n’dorë, edhe dy flamuj t’vegjël, na stolisi krahnorin mu edhe motrës na i spjegoi çka osht’ edhe abetarja në gjuhën shqipe, tha, ‘Alfabeti shqip tash e mas…’ ‘Pse nuk m’ke tregu ma herët?’ ‘S’ka qenë koha more babë, tashti osht’ koha…’”

1: Abetarja e parë në gjuhen shqipe, nga libri “Rilindja 1945-1985”, f. 30.
2: Sazan Shita në oborr të shkollës në Mitrovicë, 1941. Arkiva private e Sazan Shita.

oralhistorykosovo

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here