Në foton më poshtë është dokumenti që tregon se si ushtrohej prostitucioni në kohën e Ahmet Zogut – Mbretërisë shqiptare.
Fillesat e prostitucionit në vend datojnë që në vitin 1910 në një hotel në Shkodër, ndërsa pak vite më pas, më 1919, u hap dhe shtëpia e parë publike në Vlorë. Pas kësaj, shtëpitë e tjera publike u hapën në pothuajse të gjithë vendin.
“Përdalorësh” ose “Kuplara” ishte termi që përdorej për shtëpitë publike në periudhën e viteve 1920-1945 dhe vetëm në Tiranë kishte 20 “Përdalore të Licensuara”. Ndër qytetet e para me prostitucion të zhvilluar ishte Korça. Këshilli administrativ i prefekturës i kushtoi këtij fenomeni një analizë të posaçme, qysh në maj të vitit 1921.
U hartua gjithashtu dhe një rregullore legale legalizimi. Kuestura Mbretërore e Korçës njoftonte në janar 1943 se në qytet kishte pesë shtëpi publike – tri italiane (Liberativ, Castiello, Orsini) dhe dy shqiptare (Meriga, Mariano).
Më 1942, prefektura e Gjirokastrës kishte gjashtë shtëpi publike, siç dhe në Delvinë, Tepelenë, Përmet dhe Jergucat. /ABC News/