Pak orë para se të pinte helmin e ekzekutimit me vdekje, Sokrati kërkoi t’i sillnin një mjeshtër muzike që ta mësonte t’i binte kitharës( vegël muzikore antike). Kur njëri nga miqtë e tij e pyeti Sokratin se çfarë kuptimi ka të mësosh t’i biesh kitharës pasi pas pak orësh do të vdesësh, Sokrati ia ktheu: Sepse më pëlqen të mësoj.
Me këtë Sokrati donte që nxënësve e miqve të tij t’u linte mesazhin e fundit të filozofisë së tij: Të mësuarit është diçka që duhet të na shoqëroj gjatë gjithë jetës.
Sot të mësuarit gjatë gjithë jetës është shndërruar në nevojë të domosdoshme në shoqëritë e zhvilluara, në detyrim që lindë nga dinamika marramendëse ndryshimit teknologjik. Thënë ndryshe: sot për të mos qenë analfabet, të duhet të mësosh gjatë gjithë jetës.