Nga Jahja Drancolli

Me krijimin e Kuvendit ose të Lidhjes së Lezhës me 2 mars 1444 ishte bërë hapi i parë dhe shumë i rëndësishëm në rrugën e bashkimit kundër pushtuesve të huaj. Lidhja ishte vepër e meritë jo vetëm e Gjergj Kastrioti- Skënderbeut dhe e forcave të udhëhequra prej tij, por edhe të princërve të tjerë arbër, që morën përsipër për të themeluar Kuvendin e princave arbër në Lezhën (Alessio mesjetare), më 2 mars 1444. Si e tillë, ajo do të mbetet gjithnjë një model i fuqishëm edhe për kuvende të tjera, si, Kuvendi i Dukagjinit, Kuçit, Arbrit, Prizrenit, Pejës, Verrat e Llukës, Drenicës, e ndonjë tjetër, kuvende këto të cilat ruajtën motivin themelor të Kuvendit të Lezhës, luftën çlirimtare dhe ndërtimin e shtetit të njësuar…!
Kufijtë e shtetit të Arbrit pas Lidhjes së Lezhës (2 mars 1444)!
Burimi: Venezia, Istituto per gli Studi Adriatici! /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here