Shkaku kryesor i humbjes së shikimit me kalimin e vjetëve është degjenerimi makular i lidhur me moshën, i njohur ndryshe me shkurtesën AMD. Por, sëmundja është e shmangshme dhe një studim i fundit i publikuar në revistën “Nutrients” sugjeron se superushqimi i popullarizuar që janë manaferrat goji, mund të jenë një mjet i fuqishëm parandalues.

Studiuesit u kërkuan 13 njerëzve të shëndetshëm të moshës 45 deri në 65 vjeç, që të konsumonin rreth 30 gram kokrra goji të thata, pesë herë në javë për tre muaj rresht, ndërsa 14 pjesëmarrës të tjerë konsumuan suplemente artificiale për shëndetin e syve gjatë të njëjtës periudhë kohore. Duke krahasuar densitetin e pigmenteve mbrojtëse në sytë e tyre para dhe pas periudhës kohore të studimit, ata gjetën ndryshime të dobishme vetëm në grupin e konsumuesve të manaferrave goji, ndërsa grupi i cili përdori suplemente shtesë nuk tregoi asnjë përmirësim.

Besohet se përmirësimi i shëndetit të syve erdhi nga si pasojë e dy përbërësve që gjenden tek manaferrat goji në sasi të lartë, luteina dhe zeaksantina. Ato janë të njohura për përmirësimin e sëmundjeve të syrit që lidhen me degjenerimi makular.

Një nga përfitimet e manaferrave goji të thata është se nevojitet një sasi shumë e vogël e tyre për të bërë një ndryshim. Kjo do të thotë se zakonisht absorbohen mirë në sistemin tretës, në mënyrë që trupi t’i përdorë ato.

Luteina dhe zeaksantina zakonisht kombinohen në disa ushqime dhe burimet më të mira janë: të verdhat e vezëve, misri, specat portokalli, spinaqi, kungull i njomë dhe disa lloje tjera kungujsh.

Pavarësisht se çfarë zgjidhni, është e rëndësishme që ndërsa plakeni, të përqendroheni në mbrojtjen e syve tuaj ndërsa me anë të ushqimit të mirë. Në fazat e hershme, degjenerimi makular zakonisht nuk ka simptoma, kështu që kujdesi për shëndetin e syve tani mund të kontribuojë më shumë në mbrojtjen e tyre ndërsa plakeni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here