Nga Agron Dalipaj

TRUNG,~U. Fjalë e mbarë shqipes, që shënon pjesën më të trashë të trupit të një peme.
Që nga Miklosich (AF II 68) e deri te Topalli (FEGS 1495) është pranuar pa asnjë motivim etimologjik si “huazim nga lat. truncus”. Por te “il nuovo etimologico” f. 1745 për etimologjinë e fjalës shkruhet: “Lat. trūncu(m), di etim. molto incerta”, që d.m.th: “latinishtja trūncu është me etimologji shumë të paqartë”.
Por vet fjala shqipe e jep qartë etimologjinë e saj. Dimë se trungu është pjesa më e palëvizshme e trupit të një peme (në krahasim me pjesët që kanë elasticitet si degët, degëzat, gjethet, frutat), ndaj rotacionet e njohura t:s (si te [matë] : [masë] e r:l, si te [arbitër] : [albitër]), na zbardhin misterin etimologjik si më poshtë:
TRUNG = t:s
SRUNG = r:l
SLUNG =
SLUNGJ = S’LUN’GJa =
gja’s’lun =
gja që s’lun.
Dhe ky është emërtimi sipas karakteristikës kryesore që gjuha bën.
Pra, trungu asht “gja që s’lun” = s’lun gja =
s’run ga =
t’run ga = trung.
Nga ana tjetër logjikojmë se gjuha emërton më së shumti funksioni dhe trungu, me fortësinë dhe elasticitetin minimal që ka, ruan gjithë masën e pemës nga përmbysja, ndaj gjuha emërton edhe këtë funksion të tij:
TRUNG =
T’RUN’G =
T’RUN’GJë =
Të RUJ GJënë (të ruj masën e pemës).
Një pozim tjetër do ishte prej drung < drun’gj < gja e drunjt, porse ky pozim përjashton të parin dhe është më larg kuptimit të fjalës trung.
Përfundimisht, fjala trung motivohet brenda shqipes dhe nga shqipja ka shkuar në latinisht. Përsa një fjalë e njëjtë në dy gjuhë etimologohet vetëm nga njëra, kjo e fundit është më primare, ndaj e themi me siguri se shqipja ka ngopur me fjalor latinishten dhe kjo nuk mund të quhet më absurditet. Absurdë janë vetëm akademikët e gjuhësisë krahasuese.
Më poshtë po japim dhe foto nga “etimologjia” e Topallit dhe deklarimin nga “il nuovo etimologico”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here