Shija dhe aroma e uthullës së mollës mund të përbëjnë një faktor pengues për përfitimin e vlerave të këtij produkti. Por pavarësisht aromës dhe shijes, uthulla e mollës përshkruhet si burimi i rinisë së përjetshme.

Më pak probleme me stomakun

Uthulla e pafiltruar e mollës është e pasur me fibër që e mbron stomakun. Përveç tretjes dhe problemeve të pakësuara me stomakun, uthulla do të shërbejë edhe si laksativ duke zgjidhur çështjet si konstipacioni.

Më pak toksina
Uthulla e pafiltruar e mollës ndihmon në detoksifikimin e mëlçisë. Mjafton të tresni një lugë gjelle me uthull në një gotë të madhe me ujë dhe ta pini rregullisht.

Rënie nga pesha
Uthulla e mollës rrit ndjesinë e ngopjes sidomos nëse pihet gjatë një vakti të pasur me karbohidrate. Ekspertët thonë se konsumi ditor i uthullës së mollës ndihmon në pakësimin e depozitave dhjamore dhe në rënien nga pesha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here