Ekspertët e astronomisë thonë se i keqkuptuan fillimisht sekretet e qiellit të natës muajin që shkoi: rezulton se raketa që pritet të godasë Hënën në fillim të marsit është ndërtuar nga Kina, jo nga SpaceX.
Një raketë pritet të bjerë vërtet në sipërfaqen e satelitit të vetëm natyror të Tokës në 4 mars, por ndryshe nga sa ishte paralajmëruar, ajo nuk u ndërtua nga kompania e Elon Musk.
Tani, rezulton se raketa 2014-065B është prodhuar nga Pekini, si përforcues për Chang’e 5-T1, i lëshuar në vitin 2014 si pjesë e programit të eksplorimit hënor të agjencisë kineze të hapësirës. Njoftimi surprizë u bë nga astronomi Bill Grey, i cili ishte i pari që parashikoi impaktin, por pranoi gabimin e tij lidhur me identifikimin e raketës.
“Ky (gabim i sinqertë) thjesht thekson problemin me mungesën e gjurmimit të duhur të këtyre objekteve në hapësirën e thellë,” shkroi në Tëitter kolegu i tij, Jonathan McDowell, nje ekspert që mbështet me forcë idenë se duket të ketë rregulla më të forta përsa i takon kontrollit të mbetjeve hapësinore.“Objekti kishte përafërsisht shkëlqimin që do të prisnim, dhe ishte duke lëvizur në një orbitë të arsyeshme”, theksohej ne postim.
Por “në retrospektivë, duhet t`i kishim vënë re disa gjëra të çuditshme” lidhur me orbitimin e tij, shtoi më tej. NASA tha në fund të janarit se do të përpiqej të vëzhgonte kraterin që do të formohet nga shpërthimi i këtij objekti, falë sondës së saj e cila rrotullohet rreth Hënës, Orbituesi i Zbulimit Hënor (LRO). Sipas agjensisë, kjo ngjarjen ofron vërtet një “mundësi emocionuese kërkimore”