Historiani Jusuf Buxhovi ka deklaruar gjatë intervistës në emisionin “Kallxo Përnime” se Xhafer Deva nuk ka urdhëruar apo ka qenë i përfshirë në deportimin dhe vrasjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Xhafer Deva jo që nuk ka lejuar deportimin dhe ndjekjen e hebrenjve, por i ka mbrojtur ata. Këto janë fakte historike”, ka thënë ai gjatë intervistës në “Kallxo Përnime”.
Deklaratat e Buxhovit mund të konfirmohen edhe nga një recension i Jay Weinstein botuar në 2008 në Revistën e Sociologëve të Miçigenit (Michigan Sociologal Review) në ShBA, mbi studimin shkencor të Harvey Sarner “Shpëtimi në Shqipëri: 100 për qind e hebrenjve në Shqipëri shpëtuan nga Holokausti”.Studuesi Weinstein e bën një kritikë të librit “Shpëtimi në Shqipëri: 100 për qind e hebrenjve në Shqipëri shpëtuan nga Holokausti” të botuar nga Harvey Sarner.
Në këtë shkrim studiuesi shkruan se kur në pranverën e vitit 1944 nazistët i kërkuan zyrtarisht Qeverisë shqiptare një listë të plotë të hebrenjve dhe kërkuan që të mblidheshin në një vend, Deva, atëherë ministër i Brendshëm, refuzoi. “Në fund të vitit 1943, gjermanët kërkuan një listë të të gjithë hebrenjve që jetonin në Shqipëri, dhe në pranverën e vitit 1944, nazistët i kërkuan zyrtarisht regjencës një listë të ngjashme dhe kërkuan që hebrenjtë të mblidheshin në një vend.
Mbi bazën e ankesave të liderëve hebrenj, ministri i Brendshëm Xhafer Deva refuzoi kërkesën e gjermanëve, duke argumentuar se një veprim i tillë do të përbënte ndërhyrje në punët e Shqipërisë”, thuhet në faqen 143 të studimit.
Citati origjinal i studimit të Sarner në “Michigan Sociologal Review”, f. 143.
[/caption]Ky shkrim mund të në ueb-faqen bibliotekës digjitale JSTOR. Revista lejon qasje pa kompensim financiar deri në 100 punime, në mesin e të cilëve gjendet studimi për shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri. Qasja në punimin e Sarnerit mund të arrihet duke regjistruar të dhënat në ueb-faqe dhe një kërkim të thjeshtë.