Shkencëtarët për herë të parë kanë arritur të filmojnë orkat që janë të njohura si “vrasëset e balenave”, duke mbytur një balenë gjigante të kaltër.
“Ky ballafaqim titanësh” është filmuar në mars të vitit 2019 pranë brigjeve të Australisë, por tani është publikuar videoja nga revista Marine Mamma Science.
Prej asaj kohe, në po të njëjtin lokacion – përkatësisht në Bremer Bay, janë filmuar dy situata të ngjashme të sulmeve mbi balenat e kaltra – njëra në po të njëjtin vit e tjera më 2021.
Edhe pse më herët ishte raportuar për sulme sporadike të orkave mbi balenat e kaltra – duke u shkaktuar plagë të rënda, deri më tani nuk ka pasur ndonjë konfirmim se kanë mbytur një të tillë.
Megjithatë kanë arritur ta filmojnë sulmin në mars të vitit të 2019, kur 14 orka sulmojnë një balenë të kaltër që kishte plagë të thella nga kafshimet, që mund t’i vëreheshin qartë eshtrat në shpinë nga kafshimet e thella.