Marry Ann vuante nga akromegalia për shkak të së cilës ajo kishte rritje jonormale dhe shtrembërim të fytyrës.
Pas vdekjes së burrit të saj, pa bukë në shtëpi, me plot borxhe mori një vendim të dhimbshëm.
Për të plotësuar nevojat financiare të 4 fëmijëve të saj, ajo vendosi të hynte në garën poshtëruese dhe fitoi titullin fyes “gruaja më e shëmtuar në botë”.
Më vonë u punësua në një cirk, vizitoi qytete të ndryshme ku njerëzit vinin për të qeshur dhe për ta poshtëruar.
Ajo duroi talljet e të tjerëve për të rritur fëmijët e saj dhe për t’u dhënë atyre një jetë më të mirë.
Ajo vdiq në vitin 1933.
Deri më sot, shoqëria i gjykon njerëzit në pamjen e tyre fizike, nëse sytë tanë do të mund të shihnin shpirtra në vend të trupave, Mary Ann do të ishte gruaja më e bukur në botë.
Përshtatur në shqip / fl
