Kush vuan shpesh nga dhimbja e kokës duhet t’i kushtojë vëmendje dhe asaj që konsumon, ushqimeve që ndihmojnë në lehtësimin e saj dhe duhet të dinë dhe ato që ndikojnë për keq.
Faji apo merita, varet nga këndvështrimi, i takon substancave që janë në mënyrë natyrale ushqimet, që janë në gjendje të lirojnë apo ngushtojnë enët e gjakut, duke shkaktuar presion të ndryshëm dhe ndjesinë e dhimbjes.
Ja çfarë duhet të hani dhe çfarë jo
Kafe – Një aleate shumë e mirë për të lehtësuar dhimbjet e kokës. Lejohen 3-5 filxhanë në ditë.
Çokollatë – Lajmi i mirë është se kakao lehtëson dhimbjen e kokës. Mos harroni, çokollata e zezë është më mirë.
Supë – Ju ndihmon mjaft për lehtësimin e dhimbjeve të kokës, por pa aditivë.
Sallame – Sa më pak të jetë e mundur pasi përmbajnë nitrite dhe nitrate që rrisin rrezikun e dhimbjes së kokës.
Konsumoni djathë – Por me kushtin që të mos jetë i staxhionuar.
Evitoni pijet alkoolike – Ato rrisin fluksin e gjakut në tru dhe toksinat e alkoolit favorizojnë dhimbjen e kokës.