Ky do të jetë “qyteti 10 minutësh”. I titulluar ‘Projekti H1’, vendi prej 504,000 metrash katrorë do të ndërtohet pranë maleve në ë kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, dhe do të jetë plotësisht pa makina. Metropoli në miniaturë do të përfshijë kulla banimi, parqe, një hotel, një kinema, një bibliotekë dhe zyra të bashkëpunimit.
Ky qytet do të përfshijë një qendër tregtare, e cila do të jetë e kompletuar me një qendër komunitare dhe një kopsht fëmijësh. Banorët do të jetojnë në apartamente ‘fleksibël, kompakte’ të madhësive dhe diapazoneve të ndryshme. Çdo apartament do të ketë një ballkon, dhe banorët mund të mbajnë bimët e tyre.
Megjithëse është pa makina, banorët do të mund t’i parkojnë automjetet e tyre në parkingje nëntokësore. Do të ketë një sistem filtrimi uji që do të përdoret për të ruajtur ujin e shiut dhe mbetjet e zonës që do të përdoren për fermat urbane. Nuk është një koncept i ri pasi Carlos Moreno propozoi qytetin 15 minutësh në 2016-ën