Afro 1 500 dokumente që i referohen vrasjes së presidentit John F. Kennedy më 1963, janë deklasifikuar nga administrata e presidentit Biden.
Ndoshta zbulimi më i madh është se disa javë përpara se të qëllonte JFK-në, në nëntor 1963, Lee Harvey Oswald foli me një oficer të KGB-së, në ambasadën sovjetike në Mexico City.
Sipas një raporti nga CIA, u hodh poshtë vizita e Osvaldit në ambasadën sovjetike, si kërkesë për pasaportë ose një çështje vize.
Hedhja e dokumentit vjen dy muaj pasi presidenti Biden, vonoi publikimin e planifikuar të materialit të JFK-së, me qëllim që “të mbrohet nga dëmtimi i identifikueshëm ndaj mbrojtjes ushtarake, operacioneve të shërbimeve sekrete, zbatimit të ligjit ose sjelljes në marrëdhëniet me jashtë, që është e një rëndësie të tillë që peshon më shumë se interesi i opinionit publik për zbulimin e menjëhershëm”.
Publikimi i së mërkurës do të pasohet nga një rishikim gjithëpërfshirës i sigurisë i dokumenteve që mbeten të klasifikuara, rreth 10 000, por nuk ka asnjë afat kohor për përfundimin e këtij shqyrtimi.
Nga dokumentet e publikuara të mërkurën, shumica kanë të bëjnë me Lee Harvey Oswald.
Si presidenti Biden, ashtu edhe ish-presidenti, Donald Trump, vonuan lëshimin e dokumenteve të JFK me urdhër të FBI-së, CIA-s dhe agjencive të tjera të sigurisë kombëtare.
Akti i Mbledhjes së Dokumenteve të Vrasjes së John F. Kennedy i vitit 1992, urdhëroi që të gjitha të dhënat që lidhen me atentatin të bëhen publike deri në tetor 2017, por kjo ende nuk ka ndodhur.
Pjesa më e madhe e dokumenteve që janë publikuar që prej kalimit të këtij afati, kanë pasur disa redaktime.
Përpara publikimit të së mërkurës, Arkivi Kombëtar vlerësoi se mbi 90 për qind e dosjeve të qeverisë për atentatin, ishin deklasifikuar tashmë.