Kur Napoloni paska pas marrë vesh se ishte serb; për këtë vonesë të zbulimit të identitetit të tij nacional paska pas deklaruar: “Sikur ta dija se jam serb, kisha për të qenë edhe më i madh! Në mënyrën më fëmijërore dhe aspak shkencore, por qesharake ata dalin me një “zbulim” të tyre: ”Napoleon je Srbin, dokazano! “ – “U vërtetua se Napoloni është serb!”

Serbët vuajnë shumë nga ajo që janë të paorigjinë, prandaj edhe me instiktin e tyre prej mashtruesi i kanë veset e tyre shumë të këqija që e çorodisin historinë dhe origjinën e tyre e me këtë e njollosin atë të të tjerëve e me këtë rast tonën… Është për çudi që Perëndimi iu “hanë” gënjeshtrat e tyre; se ku e kanë qëllimin nuk e di…

Në takimin e Akademisë serbe, në Valevë, aty ku u promovua libri “Shqiptarët- ilirë të rrejshëm qenka diskutuar edhe më shumë për të “kaluarën historike” serbe. Dr. Slobodan Jarçeviç, thoshte se sa i përket etruskëve, e ëma e Napolonit kur u zu pas një kryengritjet Korse kundër Francës,p aska pas thënë: ”Ne nuk jemi Italian edhe pse kemi ardhur nga Italia, ne nuk jemi francezë, por jemi etruskë. ”Meqenëse shkencëtari Prof. Vukçeviç, në Amerikë ka zbuluar se etruskët janë Serbë, atëherë vetvetiu kuptohet se Napoloni ishte serb”.

Kur dr. Jarçeviçi, akademik, në kohën e tij paska pas dalë me tezën e tij se Napoloni ishte me origjinë serbe paska pas qenë një guxim i madh i tij, dhe për këtë “zbulim” qenka bazuar në atë që familja e Napolonit e kishte prejardhjen nga veriu i Italisë: Etruria, prej nga janë shpërngulur në Korzikë. Shkencëtarët amerikanë paskan zbuluar gjithashtu që alfabeti etrusk është “serb dhe se etruskët paskan pas folur serbisht. Sa krenari që të gjitha 22 shkronjat e çirilicës serbe të sotit paskan qenë etruske!

“Po serbët kush janë”?!

Pyetej dr. Skender Rizaj dhe përgjigja e tij ishte kjo: “Gjykuar sipas burimeve historike të njohura deri tani, mund të thuhet se serbët me prejardhje “nuk janë sllavë, siç nuk janë autokton në Ballkan, aq më pak në Kosovës. Ani pse për këtë flasin me të madhe thuajse bota, sidomos shkenca nuk i njeh”.

Për origjinën e një populli, qofshin ata edhe sllavët, rol të veçantë kanë shkencat ndihmëse të historisë sidomos: Arkeologjia dhe poçaria e filigranologjia, armët dhe mënyra e varrosjes te Ilirët, paleografia çirilike, te sllavët, diplomatika (sidomos dokumentet në latinisht dhe greqisht, kronologjia, seragjistika, heraldika, gjenealogjia, bibliografia, arkivistika, toponimia, fitonomia etj., në përgjithësi te popujt etj.

“Serbët në të vërtetë kanë origjinë turke. Kanë prejardhje nga fisi turko-avar”. Rreth shekullit VII, ata me shumë fise tjera turke kaluan lumin Danub dhe u vendosën në krahun e djathtë të rrethinës të Smedereves. Ishin si të gjitha fiset turke nomadë dhe kalorës. Z . Rizaj, thekson: “As emri serb nuk ka origjinë sllave”, është emër profesioni me etimologji iraniane-turke”.

Ai pastaj shton: “Serbët para se të vendoseshin në Ballkan kanë qenë mercenar në shërbim të sundimtarëve iranian. Prej tyre ishin pagëzuar me emrin “Serbezë, serbazë”, që do të thotë të lirë nga detyrimet (taksat) shtetërore për shkak të shërbimit që bënin në të mirë të shtetit. Ky status i këtyre kalorësve (avar-serbezë, në ambientin e ri të Ballkanit u garantua edhe nga perandorët bizantin. “Serbët ankohen në qëndrimin perëndimor ndaj tyre dhe që me marritë e tyre po e sillkan botën afër katastrofës: “nuk është e çuditshme që psikologu Richard Lin vjen në përfundim: ”Serbët janë populli më pak intelegjent i Evropës” si dhe Richard Holbruku i cili thoshte ”Ne spominjite mi to govno od srpske istorije”. (Mos me këta mutër të historisë serbe).

Atëherë kur serbët “kanë luftuar” për ta mbrojtur Evropën prej Azisë, e Ebropës nuk i hante palla që ta ndihmon Serbinë në ”Betejat e Dubravicës afër Paraqinit (1381). në ate të Ploçnikut me 1386, të Bileqës më 1388 të Kosovës me 1389, shkruan Akademik Radovan Samarxhiç.

Në “Me të vërtetën historike kundër jo të vërtetës” Prof. Nikola Kuliç shkruan: ”Se mos të ishin turqit nuk do të kishim serb në Itali”. Sipas shënimeve shumë të vjetra, serbët e Malit të Zi, të Dalmacisë serbe dhe vendeve tjera serbe dhe me një grusht shqiptarësh, pas Betejës së Kosovës nën udhëheqjen e Skënderbeut (???) u vendosën në krahinat e Molizës në Jugun e Italisë, ballëpërballë, siç shkruante në të vjetra, “Dubrovnikut tonë serb”. E kishin jetën, i kishin tokat serbe dhe në netët e kthjella nga Italia shikonin në detit Adriatik të tyre. Edhe pse vetvetes i thoshin me krenari se janë serb, por edhe italianët si të tillë i pranuan dhe i regjistruan.

Kanë filluar edhe gjetjet “gjenetike” të gjenit serb nëpër botë. Profesori shkruan se sa herë takon gjenin fisnor të Sardenjës, përqafohemi po si vëllau me vëlla. Gjeni ynë(serb) u gjet në 70% të popullatës se Jugut të Italisë. Kurse në Hvar -66%, Braç-55%, por duke shkuar më lart nga Kroacia veriore dhe Slovenia, gjeni 12a2 nuk gjendet…

Unë po vazhdoj të tregoj guximin paranoik serb në vjedhjen e fakteve historike, lëvizjeve dhe pasionet e tyre. Në krahinën e Molizës në shekullin XIV na paskan pas qenë nëntë vendbanime serbe. Deri në shek e XV paskan pas mundur të ruajnë, përkundër ballafaqimeve të ashpra me rrethin dhe kohën, të ruajnë ndjenjën e të qenit serb, të ruajnë gjuhën serbe dhe zakonet e tyre serbe…

Të gjashtë vendbanimet tjera përkundër asaj qe e paskan humbur gjuhën serbe, por në mendjen e tyre ka mbetur e shkruar prejardhja e tyre serbe. Vendet e banuara ishin Cerifelo, Palata, Tavena, Akvaviva, San Feliqe, montemiro, San Gjakomo dhe San Biazo. Sipas të dhënave të vitit 1885, gjuha serbe ruhej vetëm në Akuaviva Kolekroçe, San feliqe dhe në Montemirio.

…Me këta serb janë marrë studiues gjermanë, italianë dhe një studiues serb. Më të saktit ishin linguisti dhe këshilltari i Mbretërisë Italian, z. Askoli, pastaj shkrimtari Tomasso Vitale si dhe profesori me themel Risto Kvaqeviçi, i cili studimet e tij për serbet e Italisë i ka botuar në vitin 1885 në: “Glasniku Srpskoga učenog društva” (Libri 62; i shtypur në shtupshkronjën e Serbisë dhe shitur nëLibrarinë e V. Valozhiçit. Impresionuese!

Këshilltari i Mbretërisë së Italisë Z. Askoli në “ Politecnico di Milano” (Shkurt 1867) shkruante: “Gjuha sllave e kolonive është gjuhë serbe, po e njëjta gjuhë që flitet në Dalmaci, Mal të Zi , Serbi etj. Kolonitë Serbe e duanin shumë regjionin e Molisës, dhe me fanatizëm e ruanin gjuhë e tyre serbe, por edhe atdheun e tyre Italinë. Për lirinë e Italisë shkëlqeu edhe serbo -italiani Nikola Neri, i cili paska pas vdekur më 1799 se bashku me Paganon, Karaçolin, Karafin.

I njohur është Nikola Neri me atë që vendasve iu thoshte: “Mos e harroni gjuhën tonë.” Dhe kur paska pas shkuar profesori i lartëpërmendur Risto, në vitin 1864 e paska pas gjetë të vejën e Nikola Nerit duke e pritur në hyrje të shtëpisë dhe duke ia rikujtuar legjendat serbe! …Policia, pse po vonoheni?

Miodrag Mihajloviç: ”përveç në provincën e Molises serbet kanë jetuar në Abrucio, Avelino, Puglia dhe Kalabri. Një vendbanin i madh në Kijeto sipas serbëve është quajtur Schiavi d’ Abruzzo (Abrushki Sërbi). Sipas regjistrit të vitit 1591, Vendi Polcarino ishte i pastër krejtësisht vetëm me serbë”.

Në këtë hallakamë të vjedhjes së pafytyrë, pa norma morale e as shkencore të historisë së huaj e kisha historinë, që të thotë të vërtetën e historisë serbe.
Po a edhe arbëreshët e Italisë paskan qenë serbë?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here